Fb me hile, kahdo rrotullohemi

[ Fb me “hile”, kahdo rrotullohemi – sguraziu -ap, shkurt 2026 ]

…s’kuptoj pse – sa herë hapet Fb, më dalin fotot Ramës, vetë nuk e përcjell as “follow”, kurrë s’i kam bërë as “like” as lajka, jo vetëm atij… Ramës hiç se hiç, por asnjë politikani, përditë më dalin postimet e tij, sot më doli gjoja postimi i faqes zyrtare “Rama” (në Fb), me titull “Vatikan -Takimi me Atin e Shenjtë…” – e çuditshme, sa herë hapet Fb më del Rama, gjithmonë kam pandehhur Fb merret me reklama e komercializma por jo me politikat, e dija se me rekalama e fiton bukën e vet, na i reklamon me miliarda shërbime e produkte… madje na i reklamon dhe prostitutat e Rusisë, padyshim gjithë prostitutat e Brukselit, Amsterdamit… do e kenë faqen e vet, biznesi-biznes, zonë neutrale për verdhushkat, pa përjashtime, kartel-bossat e Kolumbisë ndoshta i reklamojnë dhe miellin, barishtet, gjithçka… por jo dhe politikat, gjithmonë sikur kam pandehur Fb s’ka të drejtë n’ta e imponojë as Ramën, as Lulin, Picimulin, Trumpin, Kurtin… askend nga politikanët, qebesa duhet paditur Fb, ose tekefundit duhet shpërfillur, sepse të korruptuar, thjesht s’kanë respekt për neve përdoruesit ordinerë, na e bëjnë me “hile” kahdo rrotullohemi : )