Fb-Lufta Anti-Oligarkike Grupo-logjike!

(sguraziu – ars poetica, shk 2019 – koment)

…plot 22.102 veta qenkan anëtarë të Fb-Grupit “Make Albania Home Again”, e që është diç si Anti-Establishment për Shqipërinë, grup Kundër Diktaturës së Oligarkisë (nëse s’e keni ditur, Fb-Shqipëria mund të ketë më shumë Grupe sesa Fb-Kina e Fb-India së bashku), në rregull grupet… mirëpo shih, tani na paska “diktaturë oligarkike”!
vallë pse pra kur iu thosha unë lidhur me oligarkët e neo-oligarkët askush s’ma varte (neo-oligarkët e Kosovës psh., pasi realisht Kosova ishte skamnore, politikisht e ekonomikisht, s’ishte as shtet madje, s’kishte as oligarkë, i kishte ca “feudal-izma” aty-këtu rrallë… mirëpo shkurt, sipas meje andej të gjithë janë fringo-oligarkë, “Neo” : )

Grupi qenka themeluar nga “Qeveriu”, nga Qeveriu i Rilindjes, e që kjo i bie diç si Fb-faqe e Komunitetit rreth “Soros Fund Management”, dmth. padyshim i bie Anti-Soros : )

diku më poshtë si titull – “Lubonja e thotë copë: Edi Rama i sëmurë nga narcizmi malinj dhe deliri i omnipotencës”
pa pa pa e paska prerë “copën” Lubonja dhe tani qenka vulosur – ec e mos qesh… e si pra, Doktori (plaku i Malcisë dmth) ka plot 20 vjet që i ka caktuar me dhjetra “diagnoza”, secila më e zezë se zezona, për defiçencat e mangësitë psikologjike të Ramës dhe s’ia vari kush, tash e paska “copëzuar” Lubonja, hm

shqiptarët thua se janë vetë nëna e çudirave, nganjëherë të mrekullojnë me lloj-lloj eventesh e aktivitetesh, me lloj-lloj -izmash e patriotizmash, por s’duhet mohuar, nganjëherë dhe të mahnitin me lloj-lloj çudirash, e shpesh madje dhe me “kontradiksionesh” të kulluara