(senad guraziu – ars poetica, 1 mars 2026 – koment)
(…kur shkencëtarët bëjnë plagjiaturë, akti i tyre i pandershëm vetëm sa i ul ata nga heronj në njerëz ordinerë – e që kjo është një tablo ose pasqyrë më e ndershme e njerzillëkut : )
…në revistën Quanta mbrëmë e lexova një artikull mjaft të gjatë “Njeriu që e vodhi pafundësinë”, shkruar nga Joseph Howlett, 25 Shkurt 2026 – bëhet fjalë se si një matematikan “vodhi” diç nga miku i tij dhe e botoi si “vepër e tij, si punë të veten”.
Publikuar në v. 1874, matematikani Georg Cantor provoi se ekzistojnë madhësi të ndryshme të pafundësisë, me çfarë ai e ndryshoi matematikën përgjithmonë. Tani disa letra të zbuluara flitkan se publikimi i tij ishte gjithashtu një akt plagjiature, Georg Cantor i pati vjedhur disa ide, ose mençurira… nga matematikani Richard Dedekind.
Anise vetë s’jam as matematikan as shkencëtar, pafajësisht më pëlqejnë storiet që flasin për historinë e shkencave – kështu që mund të them se më pëlqeu artikulli mjaft, veçanërisht mënyra se si mbaronte, pakashumë artikulli sikur përmbyllej me konkluzat si vijon:
“…s’është mirë ta vjdhësh punën e të tjerëve, booo çfarë turpi… natyrisht që është keq, ja pse s’është kurrë vonë ta thuash të vërtetën 100%, qoftë dhe pas një shekulli apo pas shumë shekujsh, psh. autoritetet e Vatikanit s’i kërkuan falje Galileit për shekuj me radhë, dhe çfarë pastaj… herët a vonë s’patën kah ia mbajnë, u desh t’ia ofronin apologjetikat, keqardhjen e tyre, dhe dmth. e qartë kristal, kur shkencëtarët kryejnë plagjiaturë, revistat shkencore duhet të shkruajnë për këtë, qoftë dhe pas 1 shekulli (si në rastin e Cantor), është turp të vjedhësh, afërmendsh kjo, por në fund të fundit, veprimi i pandershëm i shkencëtarëve vetëm sa i redukton ata nga heronj në njerëz ordinerë – e që kjo është një pamje më e ndershme e njerzillëkut për shkencëtarët : )
[ më poshtë, cituar nga Quanta ]
“Matematika shpesh shihet si shkenca që jeton në distancën më të sigurt nga bota reale, dhe larg nga papërsosmëritë e saj. Të vërtetat matematikore si shkencë janë absolute. Matematika e vlerëson bukurinë dhe elegancën mbi gjithë gjërat tjera. Kur është n’pyetje matematika, çfarë ka rëndësi reale është puna, bota që eksplorohet. Çdo gjë tjetër, përfshirë autorësinë dhe meritat autoriale, janë dytësore”.
Por kjo maskon realitetin se si funksionon ndjekja e së vërtetës shkencore. “Matematika është ndërmarrje kolektive… shpesh nuk e keni atë shembullin e mrekullueshëm të një personi që fillikat i vetëm i shpik të gjitha”.
Gjithashtu maskohet fakti se matematika bëhet nga njerëzit. Është e pamundur t’i ndash egot, opinionet dhe të metat personale nga vetë puna shkencore. Kur bëhet fjalë për punën e tyre, matematikanët janë shumë të shqetësuar për meritat. Shumë prej matematicienëve kanë njohuri pothuajse enciklopedike se kush doli i pari me cilën teoremë, dhe kush i fitoi cilat çmime.
Megjithatë Cantor ishte personi i parë që provoi se ka më shumë numra realë sesa numra të plotë, gjë që në fund të fundit e hapi fushën e pafundësisë për studime. Por është gjithashtu e rëndësishme të njihet roli i Dedekind, sa i përket njërit nga zbulimet më të mëdha të matematikës, dhe të gjykohet vendimi i Cantor për t’mos ia njohur meritat e “merituara”. Në fund të fundit, zgjedhjet e Cantor (për t’ia mohuar, ose vjedhur meritat) vetëm sa e zvogëlojnë atë nga hero në një njeri ordiner – një pasqyrë kjo më e ndershme (për njerëzit)”.
[ Quanta – February 25, 2026 – https://www.quantamagazine.org/the-man-who-stole-infinity-20260225/ ]
***
“Math is often viewed as the science that lives at the safest distance from the real world and its imperfections. Its truths are absolute. It values beauty and elegance above all other things. What matters is the work, the world being explored. Everything else, including authorship and credit, is secondary”.
But this masks the reality of how the pursuit of scientific truth works. “Math is a collective enterprise, even in the case of set theory, you don’t have this wonderful example of a single guy inventing the whole thing”.
It also masks the fact that math is done by people. It’s impossible to divorce egos and opinions and personal flaws from the work itself.
When it comes to their own work, mathematicians are very concerned with credit. Many of them have a near-encyclopedic knowledge of who came up with which theorem, and who won which awards.
Cantor was still the first person to prove that there are more real numbers than whole ones, which is what ultimately opened up infinity to study. But it’s still important to recognize Dedekind’s role in one of math’s greatest discoveries, and Cantor’s decision not to credit him. Ultimately, Cantor’s choices only reduce him from hero to human – a more honest picture”.
[ https://www.quantamagazine.org/the-man-who-stole-infinity-20260225/ ]

