PAX e Holandës – Peticion për Ndalimin e Luftës!

(s. guraziu – ars poetica, 30 mars 2026)

PAX e Holandës u bën thirrje qytetarëve ta nënshkruajnë Peticionin kundër agresionit amerikano-izraelit ndaj Iranit. PAX thotë se SHBA-të dhe Izraeli e nisën një luftë të paligjshme kundër Iranit. Holanda duhet ta dënojë këtë luftë, të mos ofrojë asnjë mbështetje, në asnjë mënyrë dhe të këmbëngulë për armëpushim. Kjo luftë duhet të ndalet!

PAX kërkon nga Kabineti Jetten të mos bëjë premtime boshe dhe të:
– dënojë agresionin amerikano-izraelit kundër Iranit
– të mos bashkëpunojë me agresorët në asnjë mënyrë
– të këmbëngulë për armëpushim të menjëhershëm dhe për rifillim të diplomacisë

***
PAX është organizata më e madhe për PAQE në Holandë. PAX impenjohet për mbrojten e qytetarëve nga aktet e luftës, për t’i dhënë fund dhunës së armatosur dhe për të ndërtuar paqe gjithëpërfshirëse. PAX punon në zona konflikti në mbarë botën, së bashku me partnerë lokalë dhe njerëz që besojnë se të gjithë kanë të drejtë për një jetë dinjitoze në një shoqëri paqësore.
PAX është e pavarur nga interesat politike dhe mbështetet nga një grup i gjerë qytetarësh të shqetësuar dhe organizatash të shoqërisë civile. Së bashku me shumë njerëz të përfshirë, Pax vepron nga selia qendrore në Holandë, nga Brukseli (BE), dhe nga Nju Jorku (OKB), gjithashtu së bashku me partnerët e tyre lokalë në zonat e konfliktit.

[ PAX – Peticioni / https://paxvoorvrede.nl/acties/stop-de-oorlog/ ]