Niko Xhufka – “Ritme të jetës shqiptare” (Shqipëria Socialiste)

(S. Guraziu – Ars Poetica, 2015 – ose, Fotografia Artistike-konceptuale në Shqipërinë Socialiste)

Sipas meje, në një njëfarë mënyre, regjimi komunist në Shqipëri dinakërisht e përdorte atë lojën e “shpatës me dy tehurina”, shërbëtorët e regjimit thjesht duhej të ishin të sigurt se e kishin në kontroll shumë mirë “shpatën”. Ndoshta shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë “natyrë të dyfishtë” të diktaturës shqiptare ishin “rrethanat” e Kadaresë dhe përkthimi i letërsisë së tij, si dhe publikimi në Francë (e që dihet, të gjitha kampanjat ishin nën patronatin dhe financoheshin nga regjimi, njësoj siç përktheheshin e publikoheshin dhe librat e E. Hoxhës).

Por gjithsesi është një çështje mjaft komplekse, s’mund të pretendosh për të qenë i qartë me pak fjalë, s’mund ta shpjegojë njeriu idenë vetëm duke e përmendur atë. Ndoshta ia vlen t’përpiqem në ndonjë rast tjetër…

Sidoqoftë, në një artikull nga “Propagandaphotos”, publikuar në v. 2012, për fotografitë e Niko Xhufkës (nuk thuhej kush ishte autori i tekstit, por) dikush, ndër të tjera, pati shkruar:

“… individualiteti ishte i lejueshëm vetëm për disa të përzgjedhur, për aq kohë sa ata e dinin “vendin” e tyre, për gjithë të tjerët ishte shumë më e sigurt të mbaje një profil të ulët. Duke i publikuar fotografitë e Xhufkës, kjo nënkuptonte që regjimi zyrtar i konsideronte ato, dhe e përcaktonte punën e tij, si të denjë për statusin e artit. Jo më një anonim i kolektivit, imazhet e Xhufkës tani paraqiteshin si shembull i artit dhe i krijimtarisë shqiptare…”
[ Propagandaphotos – Postuar: 04-05-2012 ]

…për fotot dhe për artikullin (në anglisht) “Rhythms of Albanian Life”, vizito:
[ https://propagandaphotos.wordpress.com/2012/05/04/rhythms-of-albanian-life-niko-xhufka/  ]