Edhe i vdekur fitimet disa miliardë $

…tingëllon paksa “keq” (realitet i shëmtuar, të vërtetat shpesh janë të shëmtuara, askush s’i do) por gjysma e botës të gjallë s’mund të shtyhen me 1 Jackson të vdekur, gjysma e botës sikur ta fitonin nga 1 milion… do ishin të lumtur, tekefundit unë vetë, as në loto-ëndërr s’ia dal t’i fitoj pa le ndryshe, sipas një raporti nga Forbes (2025), Michael Jackson është i vdekuri me fitimet më të larta në botë, të ardhurat e tij si i vdekur janë jo më pak por rreth 3.5 miliardë $ (gjoja prapë famoz, sepse tejkaluar dyfish të famshmin e vdekur Elvis Presley, i cili në jetëpërtejmën i fituaka “vetëm” 1.2 miliard $)…

…imagjino, po thosha mëvete ndoshta gjysma e kompanive të Shqipërisë s’i arrijnë 3 miliardë $, madje gjysma e kompanive të Evropes janë aso të “vogla” – pastaj Interneti ma hodhi një listë të para 4-5 viteve (s’paska listë të re, mbase i mbajnë sekret : ) je gabim – më tha, 3 miliardëshi është i madh – Albpetrol €1.2 miliard, Vodafone Albania 290 milionë €, Albtelecom 150 milionë €, Kastrati Group 100 milionë €…

…sikur ngela, “luja Jackson luja”, i vdekur por ku di… ç’të të them, më mirë rri i vdekur, kënaqu andej, s’ke nevojë të lodhesh as koncert as hiç, sa ishe këndej të lodhnin, sikur ta bënin me hile ngapak, me sa mbaj mend dhe ti vetë je ankuar, ndoshta shefat e lartë të Sony jo dhe aq, ata ashtu-kështu mbretër, por të gjithë nën ta, me dhjetra e qindra kompani gjoja më të “vockla” aneskaj botës, deri në vdekjen tënde në v. 2009 të gjithë i pate bërë multi-milionerë e milionerë…
(s. guraziu – ap, prill 26)

***
According to a 2025 report by Forbes, Michael Jackson is the highest-earning dead celebrity by a wide margin, with posthumous earnings of about $3.5 billion, far surpassing the $1.2 billion take from Elvis Presley. Much of Jackson’s earning come from his publishing catalog, but his estate also profits from shows that use his likeness, like MJ: The Musical.