Jules Renard – Dua të di atë që më pëlqen të di!

S’dua të bëhem qesharak duke kërkuar të di gjithçka…! Sepse është e pamundur…! Unë dua të di atë që më pëlqen të di…!” – Jules Renard (1864-1910)

…s’di si mund të përshkruhet më saktë “saktësia”, një thënie kjo aq kuptimplote, sidomos për kohët e sotme – vlen për ekspertët (që iu “pëlqen” të dinë më shumë në një lëmi specifike, psh. shkencëtarët e 1001 shkencave, secili i specializuar në drejtimin e vet, sipas interesave) e po ashtu vlen dhe për “gjeneralistët” (psh. poetët, të cilët thuase janë të prirur ta kapërthejnë në vija të trasha gjithë universin, përndryshe s’ia dalin të “gjykojnë e të flasin në emër të ndërgjegjes” së mbarë njerëzimit, pasi kuptohet, afërmendsh… poetët ashtu-kështu janë vetë ndërgjegjia e njerëzimit : )
(sguraziu – ap, 2017)


Henri Manuel (1874-1947) – Portret i Jules Renard, ~1900