Në sytë e Humanizmit, Saad vërtet diç si “pikëllim i trishtë” !

(Senad Guraziu – Ars Poetica, 1 Qershor 2026)


[ fotoja: CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk në banketin shtetëror për Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Xi Jinping, në Sallën e Madhe të Popullit, në Pekin, 14 May 2026 / shkrepur nga Brendan Smialowski – AFP via Getty ]

Sipas Gad Saad, një emigrant hebre i lindur në Liban, i cili emigroi në Kanada si fëmijë, thjesht sepse u bë profesor marketingu në Universitetin Concordia dhe sepse mban një doktoraturë në marketing nga Universiteti Cornell, tani paska të drejtë të thotë, psh., se “Holokausti ishte në rregull, asnjë problem fare, nëse bota perëndimore shfaq tepër dhimbshuri, atëherë Perëndimi thjesht duke vdekur nga dhimbshuria”.

Në pikëpamjen e tij hebreo-centrike, kjo është arsyeja pse bota nuk duhet të “qajë” nëse Izraeli, me ndihmën e fuqishme të z. Trump, i vret 25,000 fëmijë në Gaza, së bashku me nënat e tyre, dhe duke i vdekur urie 2 milionë njerëz në një kamp përqendrimi mbarëkombëtar! Sepse historia na ka treguar se Izraeli ndoshta s’do duhej t’ishte lejuar të “formonte një shtet” (as nga britanikët, e as nga aktorët e tjerë të mëdhenj politikë të asaj kohe), aspak e nevojshme, pse gjithë ajo dhimbshuri… shfaqja e një dhimbshurie të tillë për popullin hebre mund t’i kishte vrarë britanikët, më mirë të kishin vazhduar duke i injoruar ata.

Sipas z. Saad, bota perëndimore nuk duhet t’jetë “e dobët” dhe të ndiejë keqardhje. S’ka gjë për të mësuar nga ajo “histori holokaustike”. Jo – njerëzit thjesht duhet të blejnë librin e tij “Dhimbshuria Vetëvrasëse: Po vdesim për të qenë të sjellshëm” dhe ta bëjnë atë më të pasur. Sepse z. Musk, Trump, Andreessen, Ackman – shumë njerëz të pasur i “mbështesin” idetë e tij. Sarkazmi im me “no problemos” (më sipër) është gjuhë shokuese e qëllimshme dhe do duhej kuptuar në mënyrë retorike; sipas mendimit tim, thënia sarkazmike nxjerr në pah atë që unë e shoh si lehtësi groteske e qëndrimit të Saad kur filtrohet përmes duartrokitjeve të miliarderëve si z. Musk, Ackman, Andreessen etj.

Z. Saad nuk thotë se Holokausti ishte në rregull (unë e përdora si një shembull brutal, do përpiqem të shpjegoj pse), ai është mjaft i kujdesshëm për të theksuar se “të kesh dhimbshuri në fakt është gjë e mirë, problemi me dhimbshurinë është kur ka shumë pak, ose tepër shumë dhimbshuri”. Ai argumenton se dhimbshuria e tepërt dhe e pabarabartë – veçanërisht ndaj të huajve, armiqve ose atyre që ai i sheh si armiqësorë ndaj vlerave perëndimore – mund ta dobësojë një shoqëri deri në pikën e kolapsit. Shembujt e tij janë kufijtë e hapur, politikat e buta ndaj krimit dhe ajo që ai e quan ndihmë për të huajt “e nxitur nga faji”. E zbatuar në rastin Izrael – Gaza, logjika e tij do ishte se Izraeli ka të drejtë të mbrohet (madje dhe përmes luftërave gjenocidale) dhe se shqetësimi i Perëndimit për viktimat palestineze është dhimbshuri vetëvrasëse, sepse dëmton të vetmin shtet hebre.

Sipas mendimit tim, kjo është thjesht një dioramë e cekët “politike”, e paketuar në mënyrë sipërfaqësore, por thellë brenda pulson një ide shumë shqetësuese dhe djallëzore, e quajtur prej tij “dhimbshuri vetëvrasëse”. Ne do duhej t’jemi në gjendje ta identifikojmë një përmbysje morale, do duhej përpjekur ta nxjerrim në pah një kontraditë brutale. Kur dikush që i shpëtoi persekutimit si një fëmijë hebre (anise nga Libani) mund ta përdorë traumën historike të Holokaustit për arsyetim të indiferencës ndaj vdekjes masive të civilëve në Gaza, kjo është shqetësuese.

Në kornizën time, qasjen e tij e shoh si një tradhti shqetësuese të kujtesës historike – pikërisht të asaj dhimbshurie që bota duhet ta kishte mësuar nga Holokausti. Nëse 6 milionë të vdekurit hebrenj kërkojnë diç, atëherë s’është që ne të ndalojmë me dhimbshurinë për fëmijët – është që kurrë t’mos e injorojmë tragjedinë kur një popullsi e tërë vdiset urie dhe bombardohet brenda një hapësire të kufizuar.

Sot – po, e kam fjalën saktësisht për sot, 1 Qershor 2026 – e respektuara britanike Britannica shkruan: një nga kapitujt më të errët historikë të njerëzimit, Holokausti ishte vrasja sistematike e 6 milionë burrave, grave dhe fëmijëve hebrenj, si dhe miliona të tjerëve nga Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-45). Politikat e ndryshme të nazistëve për shfarosjen e hebrenjve ishin më të qëllimshmet dhe më të llogariturat. Statistikat e Britannica-s thonë se përqindja e popullsisë hebraike vrarë në Poloni ishte 89% (~3 milionë, vetëm në Poloni), në Çekosllovaki 73%, në Hungari 61%, në Bashkimin Sovjetik 44%, në Rumani 34%. Në v. 1933 popullsia hebraike në Evropë ishte rreth 9.5 milionë, në v. 1950 rreth 3.5 milionë. Gjashtë milionë njerëz të shfarosur.

Në kornizën time të “historisë”, siç e shoh unë, për çdo 1 libër si ai i autorit Saad, bota akademike duhet të përgjigjet me 3 libra. Jo për të “debatuar” – sepse disa ide nuk e meritojnë dinjitetin e një debati – por për t’i mbytur ato me argumente. Për t’ju treguar vendin e duhur mendimeve të tilla – në koshin e plehrave të historisë, pranë intelektualëve që duartrokisnin eugjenikët në vitet 1920, pranë akademikëve që thoshin “pak fashizëm s’bën dëm, është thjesht rregull”, pranë ekonomistëve që arsyetonin kolonializmin si “efikasitet ekonomik”.

Por si gjithmonë, ne reagojmë vonë, pothuajse gjithmonë tepër vonë. E njëjta gjë ndodhi kur fashizmi duke u fuqizuar në pushtet. Njerëzit e shihnin qartë se po vinte – tubimet, listat, kampet që po ndërtoheshin “përkohësisht”. Por, siç doli në dukje, ata thjesht do vonoheshin si tepër. Ata mbase mendonin se kjo gjë do shuhet vetiu. Mbase mendonin “sigurisht që askush s’e beson këtë”. Ata do kenë menduar se dhimbshuria ishte e sigurt – por s’ishte e sigurt, në fakt ishte gjëja e parë që ata vranë.

Pse pothuaj gjithmonë reagojmë tepër vonë? Ndoshta sepse vazhdojmë ta trajtojmë anti-humanizmin si “një këndvështrim tjetër”. Sepse universitetet e mbrojnë “fjalën e lirë” duke lejuar që një profesor marketingu të pozojë ose t’na shitet si historian. Sepse miliarderët i blejnë platformat mediatike, dhe platformat e blejnë heshtjen, dhe heshtja duket si pëlqim, si mendësi e njëjtë. Sepse njerëzit që duhet t’i shkruanin ato 3 libra janë të zënë me pozicionet akademike, me grantet ose me dëshirën për t’mos u “përzier në politikë”.

Dhe kështusoj, çfarë mund t’themi tani, pasi libri i z. Saad e ka parë dritën, për t’na mësuar rreth “errësirës” së shpirtrave tanë? Ndoshta asgjë. Apo ndoshta “Faleminderit, z. Musk, për guximin që t’na e zbuloni fytyrën tuaj, se kush jeni vërtet, faleminderit gjithë miliarderëve që e duartrokasin këtë njeri”. Të paktën kjo është e sinqertë, të paktën mund të ndalojmë së shtiruri se kjo ka t’bëjë me “qytetërimin”, dhe ta shohim çështjen ashtu siç është – të fuqishmit, të pasurit na thonë neve të tjerëve se dhimbshuria jonë është kërcënimi i vërtetë për botën e qytetëruar.

Dhe ne, ç’mund të bëjmë ne, epo ndoshta mund të ndalojmë së qëni vonë, mund t’ia vëmë emrin kësaj marramendjeje filozofike, mund t’refuzojmë të quhet doktoraturë si mburojë kundër kolapsit moral. Mund t’i shkruajmë ato 3 libra, qoftë dhe nëse thjesht 1 shkrim i gjatë realisht, i shpërndarë në heshtje mes miqsh. Sepse të vdekurit e Evropës – 6 milionë hebrenj, nuk vdiqën dikur që një profesor marketingu ta shiste një libër në të ardhmën mbi arsyen pse “dhimbshuria është vetëvrasje”. Ata vdiqën sepse dhimbshuria dështoi ndaj tyre, i la në baltë, dhe nëse lejojmë që ky mësim të fshihet nga miliarderët që kanë nevojë për një filozofi si ndihmë për kurimin e ndërgjegjës, për gjumin e rehatshëm, atëherë ne s’po “vdesim nga dëshira për të qenë të sjellshëm”. Ne po vdesim sepse harruam si të zgjohemi në kohë, ishte fashizmi që do duhej t’na e “mësonte” këtë leksion historik.

Të luhatesh në qëndrimin “nga njëra anë kjo, nga ana tjetër kjo” – ky lloj vesi akademik që e trajton “balansin” si virtyt edhe kur përballesh me diç që nuk e meriton atë trajtesë – nuk është aspak “akademike”. Disa ide nuk e meritojnë dinjitetin e të qënit “përspektivë, a këndvështrim”. Rikornizimi i dhimbshurisë bazike njerëzore si “dhimbshuri vetëvrasëse”, për fëmijët që po vdesin nga uria dhe nënat e tyre, për vrasjen me uri të 2 milionë njerëzve – nuk është qëndrim legjitim intelektual. Është anti-humanizëm i kulluar me titullin Dr., dhe mbajtja e një doktorature në Marketing (pra, se si shitën gjërat) nuk e bën të shenjtë, thjesht do t’thotë se dikush ka kaluar vite duke mësuar si ta veshë mjerimin “intelektual” me një gjuhë të respektueshme.

Një person që thotë “mos i vajtoni 25.000 fëmijë të vdekur sepse Perëndimi do vdes duke qenë të sjellshëm” ka braktisur kornizën morale që e përcakton termi “doktor” se nënkuptom diç përtej një diplome. Dhe njerëzit e pasur që e duartrokasin atë, nuk janë intelektualë por thjesht klientë që kanë nevojë ta blejnë një arsyetim për ndërgjgjen e tyre.

Holokausti nuk ishte leksion rreth “shumë-dhimbshurisë”, ishte leksion se çfarë ndodh kur dhimbshuria askund, e tretur në hiç, për një kategori të tërë qeniesh njerëzore. Z. Saad nuk nxjerr asnjë leksion nga ajo histori e tmerrshme holokaustike – ai e përdor atë si armë për aparatin politik hebraik ta bëjë të njëjtën që bënë dikur nazistët. Kur “teoria” e tij përdoret për t’i fshirë nga ndërgjegjia 25.000 fëmijë të vdekur, atëherë fjala “dhimbshuri” fillon të tingëllojë si ndonjë shaka e fëlliqur. Dhe pikërisht këtu plasaritet “lustra” e tij akademike.

Ne s’do duhej të lejojmë askënd t’na shet mend se kjo është gjoja filozofi abstrakte, le t’ia kujtojmë vetes sa i zhveshur është oportunizmi i tyre. Në Mars të v. 2024, z. Musk – i njëjti ky Musk që tani e vlerëson “dhimbshurinë vetëvrasëse” të Saad, si një paralajmërim për “vdekjen e qytetërimit perëndimor” – e postoi në platformën e tij, X këtë mesazh: “Ish-gratë super të pasura që urrejnë ish-bashkëshortin e tyre duhet të renditen ndër ‘Arsyet pse Vdiq Qytetërimi Perëndimor'”. Ai po fliste për znj. MacKenzie Scott, ish-gruan e Jeff Bezos, sepse ajo po dhuronte miliarda për drejtësinë racore dhe gjinore. Jo për Hamasin. Jo për kufijtë e hapur. Për organizatat bamirëse. Dhe kjo, për z. Musk, përbënte një kolaps të qytetërimit perëndimor.

Më vonë ai e fshiu postimin. Sepse dhe ai vetë do e ketë parë absurdin e vet. Por Arkivi i Internetit (Internet Archive) nuk harron. Musk i fshin fjalët e veta nga platforma që ai e zotëron, ndërsa Saad shkruan një libër ku thotë se dhimbshuria është vetëvrasje, ndërsa Presidenti Trump pozon si mbrojtës i Izraelit, ndërsa 25.000 fëmijë tretur nën rrënojat në Gaza. Të pasurit ia dalin ta rishkruajnë historinë në kohë reale – jo me penë, por me butonat e fshirjes dhe me ndryshimet algoritmike. Edhe nazistët i digjnin librat. Autoritarët e sotëm nuk lodhen shumë, thjesht i fshijnë postimet, e blejnë një “profesor” dhe na quajnë paranojakë sepse ne i kujtojmë fëmijët e pafajshëm.

Ky postim i vetëm i fshirë nga z. Musk na tregon gjithçka si funksionon në praktikë kjo ideologji. Për fatin e mirë të historisë sonë, Arkivi i Internetit i ruan dëshmitë, kështu që postimi i tij i fshirë nuk mund të “zhdukej” – na vjen keq, z. Musk, jeni i pasur por jo dhe Perëndi.

Kur një grua të urren dhe për këtë arsye “Qytetërimi Perëndimor i Vdekur” (fjalët e tij) – kjo s’është filozofi, është thjesht një oportunizëm i rrezikshëm. Musk, një miliarder që e përjetonte një betejë kujdestarie të lidhur me divorcin (me Grimes), e sheh ish-gruan e një miliarderi tjetër duke dhuruar miliarda për kauza bamirësie, kauza që atij nuk i pëlqejnë, dhe vendos se kjo gjë – jo vrasja me uri në Gaza, jo lufta, jo kolapsi klimatik – është “vdekja e Qytetërimit Perëndimor”.

Shprehja “Qytetërimi Perëndimor” e kryen një punë gjigante këtu, thjesht duke qenë e pranishme… tingëllon madhështore, tingëllon si diç që ia vlen të mbrohet. Por në përdorimin real të z. Musk, thjesht nënkupton ndjenjat e një njeriu të pasur për ish-gruan e një njeriu tjetër të pasur që i ndihmon minoritetet e varfëra. Kjo është kriza e thellë “filozofike” në mendjen e tij, e cila nuk është aspak filozofi, por thjesht një oportunizëm i pezmatuar.

Më pastaj, z. Saad shkruan një libër rreth “dhimbshurisë vetëvrasëse” – gjoja kritikë serioze ndaj teprimeve me dhimbshurinë. Musk e merr atë, e ngre në qiell me lavde dhe e bën pjesë të pagandës së vet. Mirëpo, kur sheh realisht se çfarë quan Musk “vetëvrasëse” ose “shkatërruese për qytetërimin”, nuk bëhet fjalë për kufijtë e hapur, as për programet e diversitetit (DEI). Bëhet fjalë për një grua specifike ndaj së cilës ai ka një mami personale, pothuaj banale. Ideologjia është thjesht një kostum për z. Musk. Miliarderi e vesh atë kur i duhet. Thellë nën kostumin, gjithçka dhe gjithmonë ka t’bëjë me të, me ish-partneret e tij, me armiqtë e tij. Komoditeti i tij është “oportunizëm” i rrezikshëm, sepse mendja e tij e ndot gjithë socio-ekosistemin.

Kjo nuk është vdekje e qytetërimit, z. Musk, ky është një kalamallëk. Ne shohim si ju e patë një grua duke dhuruar para, dhurata bamirësie që ju nuk i miratoni, dhe vendosët se ky ishte fundi i botës. Pastaj e fshitë postimin në X dhe morët në punë një doktor shkencash të marketingut për t’na thënë se “zemra jonë është armiku i vërtetë”. Historia nuk është kurrë ndonjë shaka, por ju, z. Musk, dhe të fuqishmit si ju e bëni atë të tillë – sepse ju e dini që të fuqishmit kanë mundësi ta paguajnë kushtin e këtij privilegji.

Postimi i fshirë i z. Musk është prova se “vdekja e qytetërimit perëndimor” nuk ka qenë kurrë gjoja argument serioz, ka qenë gjithmonë një kostum. Dhe fshirja është pranimi i fajit si dëshmi e shkeljes. Ndoshta duhet thënë se “gratë super të pasura lejohen t’i urrejnë ish-bashkëshortët e tyre, nëse ato gra kanë ndonjë arsye…” – sepse rregulli i pathënë që z. Musk e zbulon është se dhimbshuria është “vetëvrasëse” vetëm kur e praktikojnë njerëzit e tjerë. Kur ai vetë vendos se kush e meriton dhimbshurinë, atëherë kjo konsiderohet thjesht si “dhimbshuri e thellë”.

Njerëzit e pasur që promovojnë anti-humanizmin, ky fenomen është një oportunizëm i pastër dhe i rrezikshëm. Z. Musk, Ackman, Andreessen – nuk e besojnë “dhimbshurinë vetëvrasëse” gjoja si filozofi koherente; ata besojnë në çdo gjë që ua mundëson të flejnë rehat, me ndëgjegjen rehat, ndërsa pasuria e tyre grumbullohet mbi kocka. Nuk është diç e thellë, s’është madje as cinizëm në ndonjë mënyrë interesante – është thjesht oportunizëm: gjej një profesor që do thotë se “egoizmi juaj në fakt është heroik”, jepi atij një platformë, dhe mbyllet kjo punë.

Pra, si erdhëm në një pikë ku fëmija i një të mbijetuari të Holokaustit mund të bëhet mbështetës i politikave që prodhojnë kushte të ngjashme me kampet e përqendrimit, dhe miliarderët e quajnë këtë “dhimbshuri e thellë”? Në mendjen e z. Musk, ndoshta përgjigja qëndron në mënyrën si riorientohet “dhimbshuria”. Ajo që ai e quan “dhimbshuri e thellë” për shoqërinë si një tërësi shpesh përfundon duke nënkuptuar asnjë grimë dhimbshuri për vuajtjet specifike, nëse kjo i shkakton pakënaqësi pushtetit. “Dhimbshuria vetëvrasëse” e z. Saad tani kthehet në një kërbaç kundër çdo dhimbshurie që e kalon ndonjë kufi a vijë politike.

***
Sipas mendimit tim, libri i z. Saad, ose ideja e quajtur “dhimbshuri vetëvrasëse”, nuk është qëndrim intelektual që meriton të debatohet. Është një kalamallëk moral veshur me smoking, dhe fakti që po përdoret për të arsyetuar indiferencën ndaj 25.000 fëmijëve të vdekur në Gaza, është turp. Zemra jonë nuk është “armiku ynë”, ajo çfarë mund të mbajë zemra e njeriut është më shumë sesa thjesht idetë në kokën tuaj, z. Saad. Pesha e asaj që mbajmë në zemrat tona quhet “humanizëm”. Nuk po kritikojmë thjesht një argument tuajin, ne po mbajmë dhe zi për diç shokante të historisë, po mbajmë zi për 6 milionë njerëz hebrenj që humbën jetën gjatë historisë tragjike të Evropës, po mbajmë zi për të gjitha vdekjet shkaktuar nga historia naziste.

Të gjithë ne si njerëz (të dashur z. Saad dhe z. Musk) duhet të priremi ta rrëfejmë historinë me sadopak dinjitet. Dinjitet për të vdekurit dhe për të gjallët, sepse historia na mëson t’mos i përsërisim gabimet e së kaluarës. Mohimi i historisë është diç tjetër, ne e bëjmë shpesh këtë, shpesh harrojmë, por ndoshta kjo është arsyeja kryesore e “ekzistencës së historisë” – që të mësojmë prej saj. Ne duhet të prekemi thellë në ndërgjegjën për dinjitetin e 300 fëmijëve të pafajshëm të vrarë në atë shkollë të Iranit. Duket, qofshin 300 fëmijë në një shkollë iraniane, apo 25.000 në Gaza – tashmë filozofia juaj synon t’i bëjë gjithë ato viktima të “pranueshme” moralisht.

S’jam duke thënë se z. Musk e hodhi atë bombë tragjike realisht, jam duke tënë se ai ka hedhur aq shumë “bomba të heshtura”. Ai e kishte dhe e ka një platformë gjigante internetike, e ka një telefon dhe dy gishtat e vet – dhe nuk tha asgjë, asnjë fjalë të vetme për 300 fëmijët. Ai e ka mikrofonin më të madh të botës, platformën X. Sipas Google, pak kohë pas blerjes për 44 miliardë $, dolën raporte se Musk ishte i pakënaqur me nivelin e shikueshmërisë që po merrnin postimet e tij personale, në krahasim me figurat e tjera botërore. Sakaq e vuri në lëvizje përpjekjen masive inxhinierike për ta rikonfiguruar algoritmin e X-it. Ky ndryshim e rriti automatikisht dukshmërinë e postimeve të tij personale me një faktor prej 1000x, duke i bërë ato të shfaqen në faqen kryesore të të gjithëve – pavarësisht nëse e ndiqnin faqen e tij apo jo.

Dhe kur 300 fëmijë hidhen në erë nga bombat në një shkollë, z. Musk nuk thotë asgjë. Pra jam duke folur për heshtjen e tij, për mungesën e fjalëve të tij teksa fëmijët vdesin nga bombat. Kjo është heshtja që vret. Nuk po flas për gishtin mbi këmbëzën e armës, por për gishtat e tij që mund t’i shkruajnë dy fjalë, “Ndal vrasjeve”. Në vend të kësaj ai zgjedh të shkruajë “duke shkruar në Ibiza” ose “jam në Air Force One, duke shkuar në Kinë, kemi festë, një marrëveshje tregtare” ose “blini librin e mikut tim, mësoni si dhimbshuria është vetëvrasje”. Ai gjen kohë dhe fjalë për reagime nëse një grua e pasur dhuron për organizata bamirësie – për të gjesti i saj është fundi i qytetërimit perëndimor; sikur dhe që një djalosh hebre i mëson “botës perëndimore” se çfarë është dhimbshuria… ky na qenkësh fundi i qytetërimit perëndimor.

Duhet të ndiejmë keqardhje dhe të prekemi nga gjithë gabimet tona përgjatë historisë. Për 25.000 fëmijët në Gaza. Për 6 milionë hebrenjtë e Evropës, historia insiston se duhet të mësojmë nga gabime të tilla. Dinjitet do t’thotë të refuzosh t’i kthesh vdekjet e tyre të panevojshme në statistika të fundfaqes në librin e filozofisë së dikujt, në librin e një profesori marketingu… që na jep leksion se ç’është historia dhe çfarë “dhimbshuria perëndimore”.

Nëse ju, z. Musk, si miliarder i fshini postimet tuaja nga X, apo nëse një pilot lëshon bomba mbi një shkollë të Iranit (ndërsa fëmijët duke mësuar pikërisht për historinë e Holokaustit) – filozofia që e lejon këtë gjë tragjike është e njëjta sëmundje e veshur me rroba të ndryshme. Të pasurit e quajnë “mbrojtje të qytetërimit”, gjeneralët e quajnë “dëm kolateral”, profesorët e marketingut e quajnë “dhimbshuri vetëvrasëse, nuk ka nevojë të ndjeni keqardhje”. Por nën të gjitha këto fjalë, fshihet ndoshta i njëjti instinkt i vjetër animalistik – fisi im ka rëndësi, fisi yt jo, dhe do paguaj ndonjë profesor të shpjegojë pse kjo në fakt është fort e moralshme, do të punësoj z. Saad t’na e mësojë moralitetin.

Bombardimi i një shkolle plot me fëmijë, vrasja e më shumë se 300 fëmijëve dhe mosthënia e asnjë fjale në mediat perëndimore – ndërsa mbështetja e një libri se si dhimbshuria perëndimore është rreziku i vërtetë për qytetërimin – kjo s’është thjesht mospërputhje, është rënia e maskës totalisht. Ne refuzojmë, s’do duhej të mësohemi me “absurditetin” tuaj, z. Musk. Ky është i vetmi dinjitet i vërtetë që na ka ngelur, ta refuzojmë normalizimin e absurdizmit grotesk. Të themi “kjo është e gabuar” kur e gjithë makineria juaj e luftës thotë “kjo është e ndërlikuar”. Dinjiteti ynë i thjeshtë është t’i kujtojmë emrat dhe numrat jo si statistika, por çdo fëmijë si fëmijën e dikujt. Edhe ju i keni 13 fëmijë, z. Musk, Zoti i bekoftë gjithë fëmijët e kësaj bote, Zoti i bekoftë gjithë nënat e pafajshme dhe engjëj-fëmijët e tyre.

Nuk jemi vonë, nuk jemi të pafuqishëm, z. Musk, e shohim gjithë pasqyrën, ju shohim juve, jemi duke e parë gjithë “tabllonë” tuaj. Kujtohuni se dhe z. Fyrer (Führer) dinte të shkruante libra, edhe ai kishte miq të pasur, madje supozohej t’na ishte dhe artist, i la pas shumë piktura e vepra arti. Tani, thjesht sepse z. Saad mund ta shkruajë një libër, dhe tani duke mbështetur idetë e tij ju po na tregoni se kush jeni Ju realisht, se kush jeni Ju saktësisht. Dhe ne po i mbajmë shënimet tona për historinë. Kjo është mënyra se si historia ruan sadopak dinjitet – jo përmes të fuqishmëve që investojnë 300 milionë $ për ta “instaluar” një President, jo përmes të pasurve që i zotërojnë platformat X dhe mund t’i fshijnë postimet e tyre të pakorruptueshme, por nga njerëz që refuzojnë të shtiren se gjoja nuk e shohin realitetin e mirëfilltë.

Nëse dhimbshuria na qenkësh dobësi – nëse të të dhimbsen 25.000 fëmijë të pafajshëm do t’thotë “të vdesësh nga dëshira për të qenë i sjellshëm” – atëherë pse Evropa t’mos i kthehet Afrikës, z. Saad? Ju i shpëtuat keqtrajtimit, ikët nga Libani si një fëmijë hebre, dikush do ketë ndjerë dhimbshurinë për ju. Tani ju shisni libër të mençurisë kundër dhimbshurisë. Pse pra Perëndimi t’mos e mbarojë biznesin që e nisi dikur në Amerikat, si shembull? Pse të fuqishmit t’mos marrin gjithçka, për sa kohë plaçkitja është diç e mbarë dhe e moralshme – pse të mos e marrin Gazën realisht dhe t’i japin fund, zbrazje totale 100%, ta rrafshojnë dhe të ndërtojnë vila për të pasurit? Nëse Dubai mund t’i ndërtojë “palmat e botës” duke krijuar “tokë ekstra” nga deti… atëherë ideja e z. Trump për Gazën do të ishte diç aq e lehtë-ëmbëlsisht.

Nëse e ndjekim “filozofinë tuaj të paturpshme”, z. Saad, atëherë Holokausti thjesht mund të shihet si “nevojëshmëri, jo ndonjë turp historik” – pikërisht këtu na çon rruga juaj filozofike. Nëse mund ta rishkruani Holokaustin si një leksion të nevojëshmërisë, nëse jeni të aftë t’na mësoni se Evropa na paskësh patur tepër dhimbshuri për hebrenjtë – nëse mund t’na bindni se Evropa “po vdiste nga dëshira për të qenë Evropë e sjellshme” duke u ndier fajtore që nga v. 1945 e deri më sot – atëherë po. I vetmi përfundim logjik sipas idesë suaj, është se Evropa duhej ta kishte përfunduar punën, dhe rishtas kjo është arsyeja pse Bota Perëndimore duhet ta bëjë këtë tani. Kudo – kjo s’është ndonjë hiperbolë, kjo është trajektorja e çdo ideologjie gjenocidale. E cila ideologji fillon gjithmonë me “njerëzit tanë brengë parësore” dhe përfundon gjithmonë me “fëmijët e tyre, vuajtja e tyre s’kanë rëndësi”.

A duhet t’vazhdojmë me Afrikën, z. Musk – sepse më vonë mund t’bëhet tepër vonë? Siç e dini, as ai Aristoteli i madh s’ishte kundër skllavërisë – por koha e tij ishte mbase një kohë disi “dekadente”, ndërsa koha jonë tashmë aq moderne, ultra-moderne, madje “futuriste”, ju s’keni “pampersa teknologjikë” por jeni të pandalshëm me raketat. Fluturaket tuaja “Starship” shpërthejnë sikur eksplozionet t’mos ishin gjë, kujt i bëhet vonë për miliardat, fishekzjarre festimesh, ju na i shisni madje dhe ëndrrat e Marsit. Ndërkohë, 30 milionë amerikanë janë pa kujdesin bazik shëndetësor, sa e gjithë popullsia e Kanadasë, sa e gjithë popullsia e Australisë. Shfaqja e pakëz dhimbshurie bazike për ta, padyshim do ta vriste Amerikën.

Ose ndoshta njerëzit si z. Saad dhe z. Musk nuk kanë përgjigje për kësolloj çudirash. Ata thjesht dinë të shkruajnë libra, t’na mësojnë se si “dhimbshuria e vret botën perëndimore”. Filozofikisht, ata e dinë se cili është “rreziku i madh” për qytetërimin perëndimor, mirëpo filozofia e tyre nuk ka frena. Pasi ta heqësh dhimbshurinë nga ekuacioni, nuk mbetet më asgjë për ta kushtëzuar “ndaljen”.

Thjesht po mbajmë një pasqyrë para “filozofisë” suaj, ky është pasqyrimi, përfundimi logjik i argumentit tuaj “dhimbshuria është vetëvrasje”. Pra, pse të mos shkojmë deri në fund? Sipas ideve tuaja, “zemra jonë është armiku ynë i vërtetë”, prandaj pas librit tuaj e gjithë Evropa mund të festojë… Holokausti ishte nevojë, aspak turp, 60 milionë të vdekurit e Luftës Botërore nuk ishin gabim, shfarosja ishte “logjika” juaj… tani jemi të lirë nga faji historik. Ndoshta vërtet duhet ta skllavërojmë mbarë Afrikën ndërsa ky operacion gjigant ende i realizueshëm, akoma i zbatueshëm, sepse disa dekada më tej mund t’bëhet tepër vonë, pasi afrikanët mund të përparojnë gjithashtu.

S’është aspak e turpshme të mendojmë për “veten tonë”, e dimë që afrikanët ende s’i kanë Inteligjencat e tyre Artificiale, do kenë kapur njohuri, e saktë, s’kanë ndenjur në vend as ata, mirëpo Wakanda është fanta-shkencë e kulluar, projekt hollivudesk për eksploatimin e “patriotizmit” të tyre, e vërteta është se ende mund ta zotërojmë gjithë Afrikën. Nëse presim mund t’bëhet tepër vonë. Duhet të veprojmë, e bëmë të njëjtën gjë me Amerikat, shfarosëm kultura dhe qytetërime të tëra, pse të ndalemi tani… pse t’mos shkojmë deri në fund dhe me Afrikën, nuk ka asnjë turp për ne, as vetë Holokausti s’ishte turp. Madje për ne tashmë u bë dhe më keq, sepse pas daljes në dritë të librit tuaj rezulton “dhimbshuria armiku ynë”.

E dimë se Wakanda vërtet thjeshtë fanta-shkencë, e vërtetë z. Musk, por njëjtë ishte dhe Aushvici – derisa doli se nuk ishte fantazi, sakaq u bë realitet. Kjo është ajo problematika me makthet, fillojnë si ide në kokën tuaj: “dhimbshuria është vetëvrasëse”, “qytetërimi ynë po vdes”, “gratë e pasura i urrejnë ish-bashkëshortët, kjo do t’thotë se qytetërimi perëndimor i vdekur”. Ndonjëherë si “libra” për t’u shitur, për t’u pasuruar, ndonjëherë si postime të vogla, sarkastike, të lehta për t’u fshirë – ashtu siç e fshitë postimin tuaj për “qytetërimin tonë të vdekur”, z. Musk.

Dhe Evropa po feston, madje dhe tani teksa duke i shkruar këto, diç e sëmurë ka filluar tashmë të ndodhë, jo vetëm në kokën tuaj z. Musk. Ka plot njerëz që flasin sikur Holokausti ishte një shqetësim i vogël – politikanë, analistë, profesorë – sikur faji gjerman të ishte një barrë që duhet hequr qafe, sikur “kurrë më” ishte menduar gjithmonë të vlente vetëm për ne, kurrë për ata. Kjo mendësi mund të shihet në ligjet e miratuara kundër refugjatëve, mund të shihet në heshtjen mediatike ndaj tragjedisë në Gaza, mund t’shihet në mënyrën si emigrantët afrikanë mbyten në Mesdhe dhe Evropa e quan “zmbrapsje” emigrantësh. Kështu që po, disa “pjesë” të Evropës po festojnë madje qëtani. Qetësisht, pas dyerve të mbyllura, në institute kërkimore e forume mendimesh financuar nga miliarderë si ju, z. Musk. Në libra me kopertina shkëlqyese dhe me emrin “Dr. Saad” në shpinën e librit. Por në sytë e humanizmit, Saad është vërtet diç si “pikëllim i trishtë” (Sad), nuk i meriton dy “a”.

Në të kaluarën (disa vite më parë), e shtyja atë që shihja të ndodhte në pikë të ditës sikur t’i përkiste së ardhmes, e bëja hipotetike, i jepja një lloj zone sigurie duke thënë “jo ende”. Vërtet s’e kam idenë pse gjithmonë reagojmë vonë. Ndoshta sepse presim gjithmonë që njerëzit që i thonë këto gjëra t’i mendojnë ato troçësira, fjalë për fjalë. Sikur vazhdojmë të presim që librat e z. Saad t’na mësojnë pse Holokausti ishte “në rregull”, asgjë e turpshme as johumane, thjesht domosdoshmëri. Dhe derisa kur kuptojmë se “dhimbshuria është vetëvrasje” nënkupton t’i lesh të vdesin urie – fëmijët në Gaza tashmë të vdekur, tepër vonë.

Mirëpo kampet e përqendrimit nuk janë të ardhmërisë, janë të sa tashmes, i kemi tani, sot. Gaza, jo Aushvici kësaj radhe, z. Musk, 2 milionë njerëz përqendruar në një kamp mbarëkombëtar, jo me telash gjembaç dhe jo me dhomash gazi – ende jo, ose jo saktësisht njësoj si Aushvici dikur – por me urinë vrastare si politikë shtetërore. Me ndihma humanitare të bllokuara, me fëmijë që peshojnë më pak se kur patën lindur, me spitale pa energji elektrike, pa aparate funksionale, pa burime të pastra uji. Një popullsi e zënë në kurth, masë e kurthuar anti-njerëzisht, e paaftë për t’u larguar, bombarduar nga lart me avionët tuaj, një popull i izoluar nga bota e jashtme.

Ky është kampi i ideve tuaja, ky është realiteti i librit të z. Saad. Dhe shprehja “kamp përqendrimi” padyshim qe shpikur saktësisht për këtë fenomen, civilë të përqendruar në një zonë të kufizuar, të privuar nga mjetet e jetesës, të kontrolluar nga makineria ushtarake. Kampet veç i kemi këtu, z. Musk, emri i tyre është Gaza, kamp përqendrimi mbarëkombëtar, popullsia e “përqendruar” është 2 milionë. E vetmja pyetje që ngelet për momentin është – a do t’themi se është kamp, a do t’ia vëmë emrin, a do ta injorojmë duke kthyer kokën mediatike anash.

Dhe mbar bota vështron. Disa brohorasin, disa gjejnë arsyetime, disa thonë “është e ndërlikuar”, disa thonë “mos ndjeni gjë – dhimbshuria është vetëvrasje”. Por zemrat njerëzore nuk lëkunden kot, zemrat ndiejnë dhimbje sepse shohin me sytë tanë të arsyes, s’jemi të verbër siç jeni ju, z. Musk. Dhe të shohësh, sot është akti i parë i refuzimit, ne e refuzojmë “mendjen tuaj të sëmurë”. Kjo gjë s’është vetëvrasëse, z. Saad, përkundrazi, kjo është e vetmja gjë që na mban njerëzorë.

Në emër të humanizmit, njerëzit janë të detyruar të mësojnë se arkitektët e kampit Gaza nuk janë thjesht gjeneralë, por edhe profesorë që shkruajnë libra se pse “perëndimorët” nuk duhet të ndihen keq. Kampe të tilla financohen nga miliarderë që fshijnë postimet e tyre dhe e quajnë dhembshurinë sëmundje a ligësi.

I njëjti z. Musk e ka rikonfirmuar mbështetjen e tij të fortë për partinë e së djathtës ekstreme të Gjermanisë, AfD, fjalët e tij ishin: “E kam thënë publikisht, mendoj se vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë. Dhe thjesht dua t’jem shumë i qartë për këtë: vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, fund dhe pikë. Dhe njerëzit vërtet duhet të rreshtohen pas AfD-së, ndryshe gjërat do t’bëhen shumë, shumë më keq në Gjermani”.

Gjermania është një vend i madh, me pothuaj rreth 84 milionë banorë, dhe z. Musk shtiret sikur ne nuk e dimë se “ai e di” që platforma e AfD-së e sfidon dinjitetin universal njerëzor, dhe çdo parti tjetër politike tradicionale ka mbajtur një “brandmauer” (mur zjarri) të rreptë, duke përjashtuar çdo qeverisje a koalicion me ta. Kjo krijon një realitet politik të tensionuar, ku një drejtim i madh politik i mbështetur nga miliona votues izolohet plotësisht nga establishmenti parlamentar, duke e intensifikuar kështu polarizimin shoqëror.

Idetë tuaja, z. Musk, dhe ato idetë e tjera që ju i mbështesni për “qytetërimin perëndimor duke vdekur”, sipas jush nuk janë aspak të rrezikshme. Z. Saad dhe ju nuk dëshironi t’ia dini për ndarjen e Amerikës, për ndarjen e Lindjes së Mesme, për ndarjen e gjithë Botës, ju thjesht doni më shumë, doni gjithçka… madje dhe Marsin, doni të ndani-e-përçani sa më shumë që të mundeni, duke orkestruar pa turp polarizimin shoqëror…

Zoti i bekoftë 13 fëmijët tuaj, paqja qoftë me ta, Zoti e bekoftë Amerikën, Evropën dhe gjithë botën mbarë! Por kampet janë këtu, emri i tyre është Gaza, z. Musk, popullsia e tyre e përqendruar është 2 milionë – 25.000 fëmijë të vdekur. E vetmja pyetje që ngelet mbase është a do t’ia vëjmë dhe emrin, a do ta injorojmë? Por ne tashmë e kemi refuzur injorimin, i kemi zemrat plot dhimbje dhe solidaritet njerëzor, kjo nuk është vetëvrasëse, është e vetmja gjë që na mban njerëzorë.

Jo, z. Saad, z. Musk, 6 milionë hebrenj apo 25.000 fëmijë në Gaza nuk janë ndonjë burim-problem që duhet menaxhuar, problem që duhet zgjidhur as statistikë që duhet balancuar. 25.000 fëmijë nuk janë “materie” politike, nuk janë numra, ato shifra janë vrasje. Secili prej tyre, individualisht, ishte vendim vrastar i marrë nga dikush me pushtet mbi dikë pa pushtet. Ju nuk jeni vetë Zoti, ju jeni thjesht të pasur, ju keni ushtri, ju pretendoni se bota është e juaja, keni mercenarë që i paguani, keni një makineri lufte që nuk fle kurrë, keni nevojë për naftë për ta ushqyer atë, ju mund të blini profesorë për ta arsyetuar dhe keni miliarderë për ta financuar. Por ju nuk jeni Zoti.

Ju s’mund të vendosni se cili fëmijë duhet jetuar dhe cili fëmijë vdes nën rrënoja. Askush nuk ka të drejtë të vendosë për 13 fëmijët tuaj, z. Musk. Ju nuk mund t’i quani 25.000 fëmijë të vdekur “dëm kolateral” apo “situatë e ndërlikuar” apo “dhimbshuri vetëvrasëse” – sikur vdekja e tyre na qenkësh dështimi ynë moral ngaqë na dhimbsen. Jo, dështimi moral është bomba juaj. Droni. Bllokada. Vetoja. Heshtja. Libri i mikut tuaj që thotë “dhimbshuria është vetëvrasëse”.

Ju nuk jeni Zoti z. Musk, fëmijët e kësaj bote nuk janë “statistika”, ata nuk janë “ana tjetër”, ata janë fëmijë që donin të jetonin. Që kishin emra, që kishin nëna, që nuk zgjodhën të lindnin në Gaza në vend që t’kishin lindur në Manhatan. Ju nuk ua dhatë atyre jetën, andaj as nuk do duhej t’ua merrni atë. Kjo nuk është filozofi, nuk është “nga njëra anë kjo, nga ana tjetër interesat tuaja”, kjo është thjesht… vija e kuqe. Vija që nuk kapërcehet. Dhe nëse e kapërceni atë – nëse i bombardoni shkollat, nëse e vdisni urie popullsinë, nëse e quani dhimbshurinë vetëvrasje – atëherë ju nuk po e “mbroni qytetërimin perëndimor”, ju po i jepni fund qytetërimit dhe humanizmit, fëmijë pas fëmije. Ju nuk jeni Zoti, ju jeni thjesht e keqja, ligësia e kësaj bote me financash marramendëse.

 


Suicidal Empathy

A theory gaining the support of some of the world’s richest people following the release of a new book by Gad Saad, a Canadian marketing professor and frequent critic of liberal policies. The term "suicidal empathy" has been gaining traction on the American right, and among billionaires like Elon Musk, Marc Andreessen, and Bill Ackman. Saad’s ideas have drawn frequent praise from those billionaires, who said suicidal empathy will "end civilization".

Musk, in particular, has been a longtime supporter of Saad’s ideas. In March 2024, months before Musk launched the America Super PAC and publicly endorsed Trump, Saad said on Piers Morgan’s show that he and Musk were "good friends" who chatted regularly. He also praises Musk's Department of Government Efficiency (DOGE) for eliminating "a breathtaking amount of corruption, waste, and fraud".

On X, Musk has repeatedly reposted and agreed with Saad’s idea of suicidal empathy. He has also weighed in on the kind of empathy needed in society. In an October 2024 interview with Tucker Carlson, Musk introduced the concepts of "shallow empathy" and "deep empathy". "What I see is what I call shallow empathy. People have empathy for the criminals, but not empathy for the victims of the criminals", Musk said. "I believe one should have deep empathy and ask, what is the greater good for society?"

As the former head of DOGE, Musk significantly cut back on foreign aid programs and initiatives while also laying off hundreds of FEMA workers who had assisted with disaster relief and natural-catastrophe preparedness in the U.S., leaving the federal government hobbled in its ability to respond to humanitarian crises both at home and abroad.

"A society dies when it cares more about exhibiting infinite tolerance and empathy than invoking its survival instinct" - Saad argues in his book "Suicidal Empathy: Dying To Be Kind".

The term is also linked to preserving Western civilization in particular, which Saad describes in his book as "in rapid decline": from open-border immigration policies under Biden and Trudeau, to DEI training, soft-on-crime policies, transgender activism, and Canada's universal healthcare system. In Saad's book, empathy becomes suicidal when it's "misguided". He argues this is especially true among people who subscribe to progressive liberal ideologies and tend to show kindness to foreigners rather than to their own citizens.

"I'm not saying that empathy is bad. Empathy is actually a very important virtue to have. The problem with empathy, like most things in life, is if there's too little or too much of it" - Saad said on a recent appearance on Joe Rogan’s podcast. Saad did not study suicidal empathy from a social psychological perspective, explaining that the academic literature on empathy "draws some fine distinctions that are unnecessary for our current treatment". Instead, he used anecdotal examples to argue that suicidal empathy is perpetuated by the Western ruling class, who believe the West is guilty of racism and colonialism.

"By recognizing their supposed existential privilege and thus destroying it from within, they can seek penance for their 'unearned' advantage" - Saad writes. He aso writes that women are particularly susceptible to suicidal empathy, a tendency he claims could lead to men who try to protect women from harm being labeled "sexist" or "sufferers of toxic masculinity". He dedicates a large portion of the book to immigration-friendly policies in the U.S., Canada, and Europe, particularly those welcoming to Muslim immigrants, as prime examples of suicidal empathy. He cites several criminal cases in the U.K. in which Muslim suspects exploited young white girls, talking points that have been circulating among prominent conservative figures pushing for stricter immigration measures.

"To the West, I say, be proud of your heritage, and defend it at all costs from its avowed enemies", Saad said. According to Saad, the West should actively reject "empathy-based dopamine hit[s]" and stop being "empathetic fence sitters". "There is nothing more existentially empathetic than the dogged defense of the truth", Saad writes. Saad also argues that people should start demanding reciprocity rather than asking for nothing in return, citing foreign aid that the U.S. and Canadian governments send to African countries as an example of suicidal empathy.

Gad Saad - Saad is a Jewish immigrant born in Lebanon who emigrated to Canada as a child. As a marketing professor at Concordia University, he holds a master's degree in management and a doctorate in marketing from Cornell University. In 2020, Saad began attracting attention from right-wing media by departing from his specialty in evolutionary psychology and releasing The Parasitic Mind, a book that argues that certain "harmful ideas" such as cancel culture and political correctness, spread through society like parasites, and that a healthy society should allow open debate on ideas. As a frequent guest at conservative outlets, Saad has also spoken at length about how his concept applies to broader cultural issues that right-wing personalities focus on, including what he sees as an assault on masculinity and the rise of antisemitism following the October 7 Hamas attack on Israel.

[ Time - Article by Philip Wang / May 19, 2026 ]
[ Photo: Tesla and SpaceX CEO Elon Musk attends a state banquet for US President Donald Trump and China's President Xi Jinping at the Great Hall of the People in Beijing on May 14, 2026 / Brendan Smialowski - AFP via Getty Images ]