…adaptim i lehtë i tekstit, aranzhim bazuar në origjinalin e v. 2002 nga Edona (dmth. këngë e vjetër pothuaj ~ 25 vjet)
Sky Division – “Borxhi (i Dashurisë)” (Deep-Folk Fusion – Alb), 2026
…shkurt, borxhi duhet paguar, sidomos borxhet e dashurisë, duhet kujdes : )
(Lyrics)
Miliona sy më panë gjithë jetën
miliona tinguj për ty këndova
kam ardhë sot ta fali zemrën
se dashurinë kurrë s’e pagova.
Sa herë t’thirra më erdhe pranë
sa herë gaboja më falje prapë
sa herë të lija ndieja veç mallë
drejt teje vija gjithmonë me vrap
Nga buzët tua do marr nektarin
nga syte e tu shoh gjithësinë
me dashuri ma ndeze zjarrin
do laj borxhin me dashuri
E ditët iknin, unë kurrë s’u ngopa
dhe netët iknin, shkoje dhe ti
nga puthjet tona ndryshonte bota
se dashuria ishte magji
Nga buzët tua do marr nektarin
nga sytë e tu shoh gjithësinë
me dashuri ma ndeze zjarrin
do laj borxhin me dashuri
Sa herë t’thirra erdhe pranë
sa herë gaboja më falje prapë
sa herë të lija ndieja veç mallë
drejt teje vija gjithmonë me vrap
Nga buzët tua do marr nektarin
nga sytë e tu shoh gjithësinë
me dashuri ma ndeze zjarrin
do laj borxhin me dashuri
Lyrics slightly adapted, cover (experimental) by Sky Division, 2026 – Original: “Borxhi i Dashurisë” (Love Debt), a song by Kosovan singer Edona Llalloshi, it was released in 2002 [ Listen on Soundcloud ]