Bukuria e Kostumeve Tradicionale (WTCC)

…the only “group” I follow (on Facebook) is WTCC (Worldwide Traditional Culture & Costumes); this group is supposed to showcase the ethnographic cultures and beauty of all the world’s peoples, and while its base (leadership) is somewhere in the USA, the downside is the impression that it is rife with all sorts of Greek and Serbian “Albanophobes” (it could well be the same 20–30 individuals who hate everything Albanian). It is quite possible they are the very same people who constantly disparage the contributions of Albanian posters – the sheer magnitude of their “hatred and baseness” toward Albanians is… well, it simply defies my comprehension, yet it is truly repulsive and spoils everything when it comes to posts from the Balkans. Why comments aren’t moderated – and, more importantly, why insults and anti-Albanian undertones aren’t filtered out – I have no idea, especially since the exact identity of those behind the group remains unknown (though in extreme speculation, it would be a stretch to label it as mere Greek or Serbian partisanship (grecophilism & slavophilism), given that they resemble more “football hooligans” than uncouth commenters)… the administrators and/or moderators of the WTCC group simply remain silent in the face of these denigrating (anti-Albanian) comments – I take some comfort, though, in the fact that Albanians, generally speaking, are more restrained. Sometimes they react, but in most cases they simply “ignore” them – dismissing them as comments not worth engaging with…

***
…i vetmi “grup” që e përcjell (në kuadër të Fb) është WTCC (Worldwide Traditional Culture & Costumes), dmth. meqë unë paksa si “obsesion” kulturën mbarëbotërore, në këtë grup është supozuar të defilojnë kulturat etnografike dhe bukuria e gjithë popujve të botës, grupi e ka bazën (udhëheqjen) diku në ShBA, sidoqoftë e keqja e këtij grupi është se (krijohet përshtypja) ekzistojnë lloj-lloj “albanofobësh” greko-serbë (mund t’jenë të njëjtit 20-30 persona, që urrejnë gjithçka shqiptare), nuk përjashtohet mundësia të jenë të njëjtit persona që gjithmonë e fyejnë kontributin e postuesve shqiptarë, sa e madhe është “urrejtja dhe ultësia” e tyre ndaj shqiptarëve… mua thjesht s’ma “kap arsyeja”, por vërtet e neveritshme, dhe e shëmton gjithçka kur bëhet fjalë për postuesit nga trevat e Ballkanit – se përse nuk moderohen komentet dhe sidomos pse nuk filtërohen fyerjet dhe nuancat anti-shqiptare… s’e kam idenë, qëkur as kush qëndon prapa grupit nuk dihet saktë (kjo dhe është e “keqja” e Fb-grupeve – në dyshimet më të skajshme, do ishte e tepruar të flitet për grekofilizma e serbofilizma, qëkur më shumë u ngjajnë “huliganëve të futbollit” sesa komentuesve (a)kulturorë… por sidoqoftë mund t’jenë simpatizantë më tepër të Greqisë e Serbisë (diasporat e tyre atje në ShBA dmth.) dhe thjesht heshtin ndaj komenteve denigruese (anti-shqiptare) – më gëzon, dhe sadopak më ngushëllon, fakti që shqiptarët në përgjithësi të përmbajtur, ndonjëherë reagojnë por në shumicën e rasteve thjesht i “injorojnë”, i anashkalojnë si komente të padenja (që njeriu t’merret me to)…
(s. guraziu – ars poetica, shtator 26)

[ bukuria e kostumeve tradicionale – veshje nga Afganistani – burimi: Fb-grupi WTCC ]

 
[ bukuria e kostumeve tradicionale – veshje nga Taxhikistani – burimi: Fb-grupi WTCC ]

 
[ bukuria e kostumeve tradicionale – veshje nga Portugalia – burimi: Fb-grupi WTCC ]

 
[ bukuria e kostumeve tradicionale – veshje nga Shqipëria – burimi: Fb-grupi WTCC ]