Klimt & Emilia – Artisti dhe Muza

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

Gustav Klimt & Emilie Louise Flöge – Villa Oleander, Kammer (Schörfling), Attersee, 1910

– Gustav Klimt (1862-1918) – Portret i Emilie Flöge, 1902

Emilia ishte ende e re, tetëmbëdhjetë vjeç, por do t’bëhej një shoqe e ngushtë e Gustav Klimt, në v. 1891 motra më e madhe e saj Helena u martua me Ernst Klimt (vëllain e Gustav Klimt). Vetem pak kohë më vonë Ernst Klimt vdiq (1892), i vëllai Gustav do te kujdesej pastaj dhe per gruan e tij, per Helenën.
Pas v. 1891, Emilia do ishte muza, frymëzimi artistik i Klimt, pasi e portretizoi në shumë prej pikturave, nuk di nëse është e vërtetuar përfundimisht por ekspertët besojnë madje dhe në pikturën e famshme “Puthja”, 1907-08, janë të paraqitur ai (artisti) dhe Emilia si një çift dashuruar.