Një lloj “retrospektive” personale me ndihmën e Fb!

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

…thonë “kur njeriu i kthehet rinisë me kujtimet e me nostalgjite, ndoshta ka filluar të mplaket” – ku di… mbase kjo qëndron, mirëpo për mua ishte thjesht “rastësi”, s’qe fjala as për kujtime as për nostalgji – nëpërmjet Fb hasa në profilin e dikujt me emrin Ivica Pokas, zotëriu nga Kroacia gjate viteve ’80 (dmth. te shek, te kaluar) doli të ketë qenë kadet në Shkollën Teknike të Aviacionit në Rajllovc (SC RV-PVO Rajlovac – ish-Jugosllavi), për habinë time z. Pokas kishte postuar me dhjetra dokumente, në mos me qindra foto e gjërash të skanuara – e pamundur të shihja ç’kishte në gjithë atë grumbull vjetersirash (do duheshin me dite të tera, mbase dhe javë), por shumë nga ato që i pashë më ishin fort të njohura, dhe disi më kthyen “me dekada mbrapa në kohen djaloshare” – i huazova disa gjëra (meqe isha dhe unë dikur… në Rajllovc, derisa pata ikur : ) – për fat të keq, shumë gjëra personale të vjetra qenë zhdukur gjatë luftës ne Kosovë, foto e po ashtu mjaft dokumente, fshati dhe rrethina patën ikur diku nëper male, pas kthimit shumë nga shtëpitë i patën gjetur të dëmtuara (qoftë demoluar pjesërisht, ose pa xhama, dyerthyer, ose djegur, shkatërruar…)