Gjykata e Hagës dënon me 81 vite burg Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin
16 Shtator 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhanë vendimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke i shpallur fajtorë për disa prej akuzave për krime lufte. Sipas vendimit të shpallur në seancë, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burg, ndërsa për akuzat për krime kundër njerëzimit u shpallën të pafajshëm.
Gjykata e Hagës dënon me 81 vite burg Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin
Sipas vendimit të shkallës së parë, Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite dhe Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.
Në total, dënimet arrijnë në 81 vite burg për katër të akuzuarit. Vendimi nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtë ankimi.
Trupi gjykues i shpalli fajtorë për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Këto u trajtuan nga gjykata si krime lufte.
Në të njëjtën kohë, gjykata i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, duke ndarë kështu përgjegjësinë penale vetëm te pjesa e akuzave që lidhej me krimet e luftës.
Sipas aktgjykimit, krimet e konstatuara nga trupi gjykues u vlerësuan si të rënda dhe të përhapura gjerësisht. Vendimi përmend se ato përfshinin 14 komuna në Kosovë dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë, një element që i jep çështjes peshë më të gjerë sesa një përgjegjësi e kufizuar vetëm në një zonë të vetme veprimi.
Për Rexhep Selimin, trupi gjykues përcaktoi 6 vite për ndalim të paligjshëm, 2 vite për trajtim mizor, 8 vite për torturë dhe 11 vite për vrasje të paligjshme. Dënimi i njësuar përfundimtar për të u caktua në 13 vite burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Për Jakup Krasniqin u caktuan 15 vite për ndalim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vite për torturë dhe 23 vite për vrasje të paligjshme. Dënimi i njësuar për të është 25 vite burgim, gjithashtu me llogaritjen e kohës së kaluar në paraburgim.
Sa i takon Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, gjykata i shpalli fajtorë për të njëjtat krime lufte dhe caktoi për ta përkatësisht 25 dhe 18 vite burgim.
Vendimi i shpallur në Hagë është i shkallës së parë dhe mbetet i hapur për apelim.
Kjo e mban çështjen ende në fazë gjyqësore, edhe pse pesha politike dhe juridike e vendimit të sotëm është e konsiderueshme për ish-krerët e UÇK-së.
[ Media: Aktualitet – Shqipëri ]
***
(s. guraziu – ars poetica, 16 shtator 26 – koment)
…s’duhet mohuar, situatë shumë “e çuditshme” lidhur me Drejtësinë Tranzicionale të Ballkanit – ndërsa ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, akuzohen për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Kosovë, në fund të viteve ’90 (ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i v. 2020, të gjithë kanë deklaruar se janë të pafajshëm) – Parlamenti Evropian nuk mbeti “i impresionuar” me ceremoninë mortore ose funeralin në Beograd (për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiç – EU-zyrtarët e cilësuan si një ceremoni “shqetësuese”, veçanërisht shqetësuese të shihje ministra, zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues ushtarakë serbë, krahas liderëve dhe politikanëve nga Republika Srpska, duke marrë pjesë në ceremoni dhe duke nderuar publikisht një KRIMINEL LUFTE), dhe rrjedhimisht zyrtarët e BE-së thonë se Serbia po dështon t’i RESPEKTOJË VLERAT EVROPIANE, sepse i nderon KRIMINELËT E LUFTËS – ndërkohë, një gjykatë kroate i ka dhënë DËNIM ME BURG ME KUSHT një shtetasi boshnjak, i shpallur fajtor për glorifikimin e të ndjerit kriminel lufte Ratko Mlladiç; pra, KUSH është më korrektë dhe më i drejtë këtu: Drejtësia e Specializuar e KOSOVËS, Drejtësia KROATE, Drejtësia SERBE apo pafajësia KOSOVARE : (
Institucioni i Specializuar Gjyqësor i Kosovës (në Hagë) nuk është gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë e themeluar përmes legjislacionit të Kosovës – gjykata përbëhet nga personeli i BE-së dhe ka vetëm gjykatës ndërkombëtarë, kostot e gjykatës mbulohen po ashtu nga BE-ja…
***
[ Waiting for the Hague’s Verdict ]
(s. guraziu – ars poetica, 16 sept 26 – comment)
…it shouldn’t be denied, a very “strange” situation about the Balkan Transitional Justice – while Kosovo’s ex-President Hashim Thaci, together with former Kosovo parliament Speakers Kadri Veseli and Jakup Krasniqi, and former MP Rexhep Selimi, are accused of committing crimes against humanity during the Kosovo conflict in the late 1990s (they have been in detention in The Hague since November 2020 and have all pleaded not guilty) – the European Parliament wasn’t “impressed” with the funeral in Belgrade (for the convicted war criminal Ratko Mladic – by the EU-officials, it was called a “disturbing” funeral, it was especially disturbing to see Serbian ministers, state officials and military representatives alongside leaders and politicians from Republika Srpska, attend the funeral and publicly honour a WAR CRIMINAL), and thus EU officials say Serbia is failing TO RESPECT EUROPEAN VALUES, cause it honors WAR CRIMINALS – in the meantime, a Croatian court has handed a suspended PRISON SENTENCE to a Bosnian national found guilty of glorifying the late convicted war criminal Ratko Mladic, so WHO’s more just and right here, KOSOVAN Specialised Justice, CROATIAN Justice, SERBIAN Justice or KOSOVAN Innocence : (
The Kosovo Relocated Specialist Judicial Institution isn’t an international court, but a court constituted through Kosovan legislation – the court is staffed by EU personnel and has international judges only, the costs of the court are also paid by the EU…

