Në Fb njerëzia hutohen pas të “kuqes” : )

…falsiteti algoritmik i “lajkave” të Fb – shembulli # 1 – e dashura ime nuk poston asgjë, e gjitha çfarë kujdeset është ta ndryshojë foto-profilin aty-këtu, i rrotullon pamjet, herë ndonjë portret me syze e herë ndonjë torso me fanelë t’kuqe (dmth. me gjithë “gjoksin” paksa më të fryer, kuq-e-zi) dhe hooop me qindra, apo dhe mijëra lajka, tërë ditën s’ndalen komentet dhe lajkat vazhdojnë – ndërsa unë, postoj poezi, muzika, foto-mrekullira të natyrës, postoj humoreska, barcoleta, aty-këtu madje dhe komente për politikat (do duhej t’ishte ky një lloj privilegji, do duhej miqve t’u ngjallet buzëqeshja, qëkur unë 100% apolitik)… MIRËPO mua as dhe 1 lajkë të vetme, shumica e miqve s’e dinë që është e dashura ime, sikur ta dinin padyshim për hir të saj do ta “pëlqenin” dhe ndonjë diç timen… por jo, s’e kanë idenë, ajo buzëqeshë sepse e ka kuptuar që AI-algoritmikat e Fb të korruptuara, programuar për profitabilitet, Fb bën me hile në 1 milion e 1 mënyra : )

(në foto shahistja Cécile Haussernot, 2 herë kampione e Evropës, ajo pafajësisht të gjitha fotot i poston kështu dhe njerëzit kurrë s’e shohin “shahun”, hutohen totalisht pas diçkaje tjetër, thjesht me mijëra komente rreth bukurisë natyrale të saj – kuptohet, njerëzia dhe për shahun kanë respekt por ja që hutohen pas të “kuqes” : )

Cécile Haussernot – Professional Chess Player, 2x European Champion♟
[ Vizito faqen : https://www.facebook.com/cecile.haussernot.9 ]