…nuk jam duke i bërë reklamë, s’merrem me të tilla, por sinqerisht… (përveç atyre që i dua, dhe kuptohet më mungojnë – njerëzit që i duam gjithmonë na mungojnë, apo jo) nëse më MUNGON diç e Therandës atëherë do ishin ëmbëlsirat e “Missini”-t, s’bëj shaka (edhe bakllavat, nuk them jo, njami-njami dhe ato : ) e them me gjithë mend, dhe padyshim s’më “shihet për të madhe” pasi gjithkush i do ëmbëlsirat, apo jo – mund t’mos i duan vetëm ata që janë tepër të ëmbël vetë, kur je vetë mjaltë… dhe ndjehesh ëmbëlsisht, atëherë kuptohet dhe kjo, afërmendsh
(Missini – duhet me 2 ss-ja, kujdes, dmth. si “brand”, si markë, s’është fjala për ndonjë “Misin” si emër : )
(shtator 2026 – komente, shënime shkurt)




