Titania and Oberon (Ars Gratia Artis), 2026

Sky Division – “Titania (and Oberon)” (Ars Gratia Artis), 2026 – Shakespeare’s Dream

Sipas Shekspirit (në veprën e tij “Ëndërr e një Nate Verore”, 1595-96, diç si komedi skenike) mbreti Oberon dëshiron ta turpërojë mbretëreshë Titaninë me “parfumin magjik të dashurisë” duke e bërë atë të dashurohet në një gomar. Dhe pasi Titania e magjepsur ia jep foshnjen e “shkëmbyer”, dmth kur është pajtuar që t’i takojë Oberonit, mbreti tashmë ngutet ta zhbëjë magjinë, Titania duke u zgjuar nga magjepsja fillimisht pandeh se ndjenja e saj për “gomarin” ishte ëndërr. Mirëpo “realisht” brenda ëndrrës, i bie se dashuria e saj s’ishte ëndërr, ishte vërtetësi e shkaktuar nga magjia, nga lëngu magjik i Oberonit. Ose tekefundit “shkaktuar” nga imagjinata shekspiriane : ) Dmth. ndonjëherë ndodhë dashurohet njeriu në dikend, gjithçka duket si magjepsje, si ëmbëlsi, si ëndërr, dhe pastaj kur t’jetë liruar nga deliri i ëndrrës, duket aq e pabesueshme, si ishte e mundur ta dashuroja një person të tillë, habitet njeriu. Padyshim dhe Titania do jetë çuditur vallë si u dashurova në një gomar : )

[ shih një pikturë të Edwin Landseer >> Titania and Bottom ]

(sg – ars poetica, tet. 2026)

***
According to Shakespeare – in his play A Midsummer Night’s Dream (1595-96), something like a stage comedy – King Oberon wants to humiliate Queen Titania with “love’s magic perfume” by making her fall in love with a donkey. And once the enchanted Titania gives him the changeling child – that is, once she has agreed to let the child go to Oberon – the king hastens to undo the spell. When Titania wakes from the enchantment, she initially thinks her feelings for the “donkey” were a dream.

But “in reality,” within the dream, her love wasn’t a dream: it was a reality brought about by magic, by Oberon’s magic potion – or, ultimately, “brought about” by Shakespeare’s imagination : )

In other words, sometimes a person falls in love with someone and everything seems like enchantment, sweetness, a dream. Then, once they’ve come out of the dreamlike delirium, it all seems so unbelievable: “How could I have loved someone like that?” One is left wondering. Titania must surely have wondered, too: “How did I fall in love with a donkey?” : )

[See Edwin Landseer’s painting >> Titania and Bottom ]