S. Guraziu – Ars Poetica, Mars 2019
Jean-Jules Lecomte du Nouÿ (1842-1923) – Ëndrra e një Eunuku*, 1874
(dmth. ëndërr e bububu-shme e një burri impotent : )
* eunuk – mashkull i kastruar (tredhur), zakonisht në fazën e hershme të jetës së tij, dhe që ka tejkaluar ndryshime të mëdha hormonale, një mashkull me impotencë seksuale i punësuar për t’i ruajtur (nga “mëkatet”) femrat e haremeve, qoftë të fisnikëve a të titullarëve të lartë (sepse ruana zot nga mëkatet), i ngarkuar pra për t’u kujdesur rreth odajave të banimit të grave në një oborr mbretëror, meqë vetë dmth. tashmë e ka “qetësinë” e natyrshme… nuk trazohet as nga buzëqeshjet as nga nudistikat
…sidoqoftë unë gjithmonë kam përshtypjen se duhet të ketë qenë përgjegjësi e madhe, më e madhe sesa t’i ruaje çelësat e kasës së shtetit, me stresuese sesa ta ruaje trezorin e Ali Pashait, pasi… ec e ruaji me dhjetra hanume, me dhjetra drenushëza tinëzake si këmbëlehta të ballkoneve, kur dihet që s’kanë faj as engjëllushet, ç’faj mund të kenë të ngratat nëse thjesht s’i zë gjumi netëve të verës, nga vapa ndoshta gjumi s’i zë as vetë gjinkallat e milingonat – detyrë mjaft stresuese duhet të ketë qenë : )