Ingres – Odaliska me Skllaven, 1839, 1842

S. Guraziu – Ars Poetica, Mars 2019

1 – Jean-Auguste-Dominique Ingres (1780-1867) – “Odaliska me Skllaven“, 1839

2 – Jean-Auguste-Dominique Ingres (1780-1867) & Paul Flandrin (1811-1902) – “Odaliska me Skllaven“, 1842

* odaliskë – (turqisht: odalık) shërbëtore dhome ose femër shërbyese në një kompleks mbretëror, veçanërisht zonjat në pallatin e sulltanit. Odaliskat në artin perëndimor gjatë periudhës së Orientalizmit ishin subjekte të preferuara…

* eunuk – mashkull i kastruar (tredhur), zakonisht në fazën e hershme të jetës së tij, dhe që ka tejkaluar ndryshime të mëdha hormonale, një mashkull me impotencë seksuale i punësuar për t’i ruajtur (nga “mëkatet”) femrat e haremeve, qoftë të fisnikëve a të titullarëve të lartë, i ngarkuar pra për t’u kujdesur rreth odajave të banimit të grave në një oborr mbretëror (të sulltanit, të pashait, të sheikëve), meqë vetë dmth. tashmë e ka “qetësinë” e natyrshme… nuk trazohet as nga buzëqeshjet as nga nudistikat…

…sidoqoftë, gjithmonë kam përshtypjen duhet të ketë qenë përgjegjësi e madhe, më e madhe sesa t’i ruaje çelësat e kasës së shtetit, detyrë më stresuese sesa ta ruaje trezorin e Ali Pashait, pasi… ec e ruaji me dhjetra hanume të haremit, me dhjetra drenushëza tinëzake si këmbëlehta të ballkoneve, ç’faj mund të kenë të ngratat nëse thjesht s’i zë gjumi netëve të verës, nga vapa ndoshta gjumi s’i zë as vetë gjinkallat e milingonat – pra detyrë mjaft stresuese duhet të ketë qenë : )