Sidney H. Meteyard – Erosi – Dashuria e pllakosur nga “dembelia”, 1900

Sidney H. Meteyard (1868-1947) – Erosi ( i dembelosur : ) – ose Dashuria e pllakosur nga “dembelia”, 1900

…e qartë, Erosi, ose Kupidoni në kokërr të shpinës i hutuar me asgjëbërjen, me dembelosjen, harkun dhe shigjetat diku anash, s’i duhen gjë, flatrat vjollcë sikur dhe ato kapluar nga zymtësia, ai vetë qejfprishur, i përhumbur, pothuaj i pikëlluar… mirë që s’e ka zënë Hipnosi me gjumësinë e me ëndrrat, ja pse ndokush s’ka as të dashur as s’e do kush : )
(s. guraziu – ap, 2019)