Henry Holiday – Dantja dhe Beatriçja, 1884

Henry Holiday (1839-1927) – Dantja dhe Beatriçja, 1884

(sguraziu – ars poetica, mars 2019 – pak fjalë)
…poeti Dante e donte Beatriçen marrëzisht, qe dashuruar me veshë e me kapelë… mirëpo o nga turpi o nga krenaria e “fshihte”, e maskonte dashurinë për Beatriçen, duke u shtirur sikur gjoja më shumë i pëlqenin ca femra tjera : )

Skena e paraqitur në pikturë është kur Beatriçja tashmë nga inati kalon përskaj pa e përshëndetur, pasi thashethemet veç kishin arritur tek ajo. Beatriçja është paraqitur me ngjyra të çelura, shoqja përkrah është Monna Vanna (edhe ajo ishte e dashura e një shokut të Dantes), pak më mbrapa shihet një vajzë e re, shërbëtorja e Beatriçes…

…”Dantja dhe Beatriçja” konsiderohet njëra nga pikturat më të rëndësishme të H. Holiday, dhe ndër dhjetra piktura që i paraqesin takimet e Dantes me Beatriçen, padyshim kjo duhet të jetë më e “sakta”, pasi Holiday madje pati vajtur dhe qe interesuar për historinë e asaj pjese të qytetit, për rrugët, për urën, për dyqanet e asaj kohe… duke synuar t’i rrinte besnik historisë reale sa më tepër që t’ishte e mundur – si referencë digjitale skanimi i GAP (Google Art Project) padyshim është nga më cilësorët, tekefundit unë s’kam hasur ndonjë version më të “kalibruar” e më kualitativ sesa ky i Google Art Institute…

Bazuar në “National Museums, Liverpool”, tema e pikturës është frymëzuar nga “Vita Nuova” e Dantes.

 


Henry Holiday (1839-1927) – Dante dhe Beatriçja, 1884