Restriksioni për Skënderbeun!

(sguraziu – ars poetica, mars 2019)

Johann C. Klüpfel – “Georg Castriotus vulgo Scanderbeg“, 1621

…via Europeana dje desha të shkarkoj një grafikë të Skënderbeut, por nuk lejohej, hm… mbase s’kanë faj, meqë Europeana është thjesht rrjet që i lidh bibliotekat e Evropës, realisht grafika shfaqej via AthenaPlus, Gjermani, ndërsa i takonte Germanisches Nationalmuseum Nürnberg, padyshim duhet pyetur gjermanët… ok pse jo, mirëpo rishtas kot, edhe faqja e tyre thoshte “jooo, s’bën” !

si ore s’bën, 2 Marsi… dita e “Ligës së Lezhës”, e ju thoni s’bën të “përdoret” një grafikë e vjetër 400 vjet !
sipas meje (dhe sipas Skënderbeut po ashtu) restriksioni i tyre do kishte kuptim nëse autori t’ishte gjallë (ose dhe dihet, brenda 70 viteve s’ka “public domain”, e qartë), por 4 shekuj !
ua mora pra… s’po them ua “vodha”, madje për inat të gjermanëve një version e bëra pakëz dhe me “ngjyra” : )

– – –

Bildnis des Georg Castriotus vulgo Scanderbeg
Created by Johann Conrad Klüpfel
Date: 1621
Provenance: Germanisches Nationalmuseum — Graphische Sammlung (Nürnberg), Nürnberg
Institution: Germanisches Nationalmuseum Nürnberg / Digitaler Portraitindex
Provider: AthenaPlus, Germany
First published in Europeana: 2015-05-16
Dataset: 2048077_Ag_EU_AthenaPlus_FotoMarburg