Evelyn de Morgan qe “frymëzuar” nga Botiçeli!

(sguraziu – ars poetica, mars 2019 – vështrim)

1 – Evelyn de Morgan (1855-1919) – Flora, 1894
2 – Sandro Botticelli (1445-1510) – “Pranvera”, 1482 – – – dhe “Lindja e Veneres”, 1483-85

…është evidente dhe s’ka dyshim se Evelyn de Morgan për mjaft gjëra qe frymëzuar nga Botiçeli, bie fjala pikturat e saj “Flora”, “Kadmusi dhe Harmonia”, “Kasandra”, “Helena” etj. kanë aq shumë detaje të “ngjashme me stilin” e Botiçelit.
Derisa “Venera” e Botiçelit (pikturë e shek. XV) e pati mahnitur botën me bukurinë, megjithatë na i kishte ca “gjymtyrë atavistike” (sidomos krahu i majtë është aq i gjaaatë sa vështirë për t’u përputhur me “ligjet” e anatomisë : ) kuptohet de Morgan i takon një kohe tjetër, tashmë bukuroshet e saj do t’jenë pothuaj të përkryera, mirëpo duke u frymëzuar për shumçka nga bukuria e freskia botiçeliane.
Mes v. 1870 – 1914 ajo pati udhëtuar në Itali në shumë raste, derisa ndodhej atje natyrisht e studionte dhe punën e mjeshtrave të mëdhenj si Da Vinçi, Botiçeli etj (psh. gjatë këtyre seancave studimore në një rast e pati bërë një kopje akuarelike të “Veneres” së Botiçelit – sepse mësimi më i mirë është dhe ngelet praktika, puna dhe sfidat reale, qoftë dhe duke eksperimentuar me “kopjimin” e një pikture të tërë, me ribërjen e “Veneres” de Morgan thuase ia pati dëshmuar vetes se 1 kopje komplete e Botiçelit mjafton, ato që i duheshin nga ai i kishte “kapur”