“Parnasi” – Poetët (Albert Memorial, Londër), 1872

(s. guraziu – ars poetica, mars 2019)

Henry H. Armstead & John B. Philip – “Parnasi” – Poetët (Albert Memorial, Londër), 1872

(Homeri, Shekspiri, Dante, Molieri, Gëte, Shileri, Servantesi, Virgjili etj…) Ndoshta asnjë monument tjetër i botës s’ka qenë “tribut më madhështor për Artet” sesa grupi skulptural i kompleksit Albert Memorial të Londrës. Nuk di ndonjë vend tjetër ku t’jenë përfshirë në një vend rreth 170 skulptura krijuesish nga fushat e arteve. Projektuesi i memorialit, George G. Scott, pati thënë se “ishte ndoshta njëri nga projektet më voluminoze të skulpturës ndërmarr ndonjëherë”.

Friza “Parnasi” i përmban 169 skulptura me përmasa reale të figurave të poetëve, të kompozitorëve, arkitektëve, piktorëve dhe skulptorëve nga historia. Gjatësia e përgjithshme e frizës rreth e qark është afro 64 metra. Qe emërtuar sipas malit Parnasi, në mitologjinë greke thuhet se ishte vendi i preferuar ku rrinin Muzat. Memoriali qe ndërtuar në kujtim të princit Albert, burrit të mbretëreshës Victoria. Kontratat fillestare qenë dakorduar rreth v. 1864, pati qenë specifikuar që puna të përfundonte për katër vite, mirëpo punët qenë zgjatur deri në v. 1872.

Skulptorët ishin Henry H. Armstead dhe John Birnie Philip. Armstead i pati gdhendur figurat në anët jugore dhe lindore – piktorët, muzikantët dhe poetët (gjithsej 80 figura). Ndërsa Philip i pati gdhendur ato të anëve perëndimore e veriore – skulptorët dhe arkitektët (89 figura, plus dy të tjera).

[ disa nga fotot: David Iliff  ]