100 librat e jetës – Aq shumë libra, aq pak kohë!

S. Guraziu – Ars Poetica, D 2016

(Lexuesit e “kompletuar”, sipas Amazon Books)

Si duket, për të qenë (cilido nga ne) “lexues i mirë” ka mjaft rëndësi çfarë lexojmë, duhet kujdesur për materien që përthithim. Nuk pi ujë të lexojmë tërë jetën vetëm libra të historisë dhe ta shpallim veten: “lexues i kompletuar”. Sipas Amazon nuk pi ujë nëse t’i lexojmë 707 romane të llojit “James Bond”, apo 404 aso të zhanrit “horror”, apo 1001 romane “rozë” me dashuriçkash e trillesh “a la albatros” etj. dhe hooop të pandehim se qenkemi “lexues i kompletuar”! Edhe nëse ia dalim ta bindim veten dhe miqtë, me gjasë do jetë e vështirë t’i bindim editorët e Amazon Books.

Editorët e Amazon Books, duke patur në mendje “aq shumë libra, aq pak kohë”, e kanë përpiluar Listën e 100 Librave që duhet lexuar (medoemos) gjatë jetës. Lista e tyre i mbulon të gjitha fazat e jetës (dmth. përfshinë dhe libra për fëmijë). Vetëm nëse dikush t’i ketë lexuar të gjitha nga lista, atëherë mund të thotë se është i “lexues i kompletuar”. Nga kjo dhe mund ta nxjerrim “konkluzionin”: mjafton 100 librat e Listës, dhe t’jemi në rregull për gjithë jetën – nëse shtojmë pastaj lexime ekstra, kuptohet do jetë akoma më mirë.

S’janë shumë 100 libra – të gjithë mbase i kemi lexuar nga 100 libra. Natyrisht, mund t’i kemi lexuar dhe nga 500 sosh, por kushti është që të jenë së paku 100 libra të mirë. Duhet kujdesur për materien që përthithim. Mund t’jetë ngjashëm si me ushqimin. Sa më shëndetshëm që hamë, bie fjala sa më shumë variacion, sa më shumë pemë e perime e sa më pak brumëra… atëherë dhe shëndeti ynë do jetë më optimal, do ndjehemi okay dhe vital. Sipas “Amazon Books” del se padyshim njëjtë mund të jetë dhe me leximin, me “ushqimin” mendor (a shpirtëror).

Ama s’duhet lënë pas dore as librat “horror”, thjesht s’duhet tepruar. Sipas Amazon gjatë jetës duhet lexuar së paku 4 romane horrorifikë, mund të zgjedhim nga Stephen King, Bret E. Ellis, I. Banks… ose nëse asnjëri prej tyre t’mos na pëlqejë, atëherë nga Mary Shelley mund ta lexojmë “Frankenshtajni, ose Prometeu Modern” 4 herë!

Sipas Amazon, disa nga autorët e “Listës 100” (që duhet ta lexojmë së paku nga 1 libër të tyre), janë :
Thomas Hardy, Salman Rushdie, Zadie Smith, C. J. Sansom, Cormac McCarthy, Dick K. Philip, Donna Tartt, Gabriel García Márquez, Graham Swift, Gregory Rabassa, Harper Lee, Haruki Murakami, Iain M. Banks, Ian McEwan, Jeanette Winterson, Kazuo Ishiguro, Margaret Atwood, Martin Amis, Michael Ondaatje, Neil Gaiman, Oscar Wilde, Jane Austen, Charles Dickens, Emily Brontë, F. Scott Fitzgerald, Ernest Hemingway, Dodie Smith, H. G. Wells, Helen Fielding, Vladimir Nabokov, John Steinbeck, Truman Capote, William Golding, Julian Barnes, Evelyn Waugh, Virginia Woolf, Thomas Hardy, Jonathan Swift, George Eliot, John Le Carré, Ian Rankin, Agatha Christie, Graham Greene, Ian Fleming, Arthur Conan Doyle, Stieg Larsson, Stephen King, Bret Easton Ellis.

( më ra në sy që shumë autorë të mëdhenj nuk figurojnë, pra dhe nëse t’mos lexojmë asgjë nga ta nuk “humbim” gjë 🙂 – nuk figurojnë Tolstoy… e këso të ngjashëm, nuk figuron Kafka e shumë të tjerë autorë të kalibrit botëror, psh as I. Kadare nuk figuron – në rregull, ende s’është “nobelist”, ama është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës – për çudi disa të tjerë si Stephen King, Agatha Christie, G. G. Márquez, John Steinbeck etj. janë përfshirë me nga 1 titull në Listë, hm ! )

Receta e kategorive + sasia e ingredienteve (variacion librash që duhet lexuar gjatë jetës, 100 gjithsej, për të qenë “lexues i mirë, i kompletuar”)

Fiksion (66), Libra për fëmijë (16), Fanta-Shkencë & Fantazi (12), Histori (11), Libra për të rinj (11), Shoqëri, Politikë & Filozofi (10), Libra biografikë (10), Krim, Triler & Mister (8), Humor (7), Art, Arkitekturë & Fotografi (5), Shkencë & Natyrë (5), Romancë (4), Poezi, Dramë & Kritikë (4), Horror (4), Shëndet, Familje & Stil (3), Udhëtime & Pushime (3), Religjion & Spiritualitet (2), Shkencë, Teknologji & Medicinë (2), Shtëpi & Kopsht (1), Biznes, Financë & Ligje (1), Libra vizatimor & Libra grafikë (1), Mendja, Trupi & Shpirti (1), Muzikë, Teater & Film (1), Referenca (1), Libra shkollor (1), Sport, Hobi & Lojëra (1)

Pjesa dërrmuese e librave nga Lista e Amazon hyjnë në kategorinë “Fiksionale” (afro 70 sosh). I rigrupova ato në 2 grupe prej nënkategorish, meqë pra dmth. sipas Amazon kategoria “Fiksion” dhe është më relevantja e listës së “ushqimit mendor”. (Nëse shtëpitë botuese shqiptare ende t’mos kenë sjellur për lexuesit e vet ndonjërin nga autorët e përmendur, eventualisht, duhet të nguten…).

Fiksion – [ Nëngrupi 1: Autorë klasikë – Romancë dhe të tjera… të ndryshme ]

– Pride and Prejudice, by Jane Austen
– Great Expectations, by Charles Dickens
– Wuthering Heights, by Emily Brontë
– The Great Gatsby, by F. Scott Fitzgerald
– The Old Man and the Sea, by Ernest Hemingway
– One Hundred Years of Solitude, by Gabriel Garcia Marquez
– I Capture The Castle, by Dodie Smith
– Bridget Jones’s Diary, by Helen Fielding
– Lolita, by Vladimir Nabokov
– The Grapes of Wrath, by John Steinbeck
– The Sense of an Ending, by Julian Barnes
– Brideshead Revisited, by Evelyn Waugh
– To the Lighthouse, by Virginia Woolf
– Tess of the d’Urbervilles, by Thomas Hardy
– Gulliver’s Travels, by Jonathan Swift
– The Mill on the Floss, by George Eliot

Fiksion – [ Nëngrupi 2: Fanta-shkencë – Fantazi – Aventurë – Aksion – Trilerë – Horror – Luftë – Histori – Politikë ]

– Do Androids Dream Of Electric Sheep?, by Philip K. Dick
– Never Let Me Go, by Kazuo Ishiguro
– The Road, by Cormac McCarthy
– Nineteen Eighty-Four, by George Orwell
– Midnight’s Children, by Salman Rushdie
– In Cold Blood, by Truman Capote
– Lord of the Flies, by William Golding
– To Kill A Mockingbird, by Harper Lee
– The Time Machine, by H. G. Wells
– American Gods, by Neil Gaiman
– The Colour Of Magic, by Terry Pratchett
– The Fellowship of the Ring, by J. R. R. Tolkien
– A Song of Ice and Fire – A Game of Thrones, by George R. R. Martin
– Last Orders, by Graham Swift
– The Picture of Dorian Gray, by Oscar Wilde
– Tinker Tailor Soldier Spy, by John Le Carré
– Knots And Crosses, by Ian Rankin
– Murder on the Orient Express (Poirot), by Agatha Christie
– Brighton Rock, by Graham Greene
– Casino Royale: James Bond 007, by Ian Fleming
– The Hound of the Baskervilles & The Valley of Fear, by Sir Arthur Conan Doyle
– The Girl with the Dragon Tattoo, by Stieg Larsson
– The Stand, by Stephen King
– American Psycho, by Bret Easton Ellis
– The Wasp Factory, by Iain Banks
– Frankenstein: Or, the Modern Prometheus, by Mary Shelley
– Catch-22, by Joseph Heller
– All Quiet on the Western Front, by Erich Maria Remarque
– The Book Thief, by Markus Zusak
– The English Patient, by Michael Ondaatje
– Atonement, by Ian McEwan
– Crime and Punishment, by Fyodor Dostoevsky
– Schindler’s Ark, by Thomas Keneally
– Dissolution, by C. J. Sansom
– Midnight’s Children, by Salman Rushdie
– Birdsong, by Sebastian Faulks

(Sqarim shtesë)
Natyrisht, lidhur me Listën e Amazon fjalët e mia s’duhet lexuar sikur unë fola për një Listë “timen”. As Lista e Amazon NUK është diç finale… s’eshte gjykim final dhe s’mund të jetë – por eshte dic si nje lloj “guide” (lexuesit e vërtetë madje s’kanë as nevojë për “lista” (unë dhe kam shkruar me ngapak humor : )
Sa i përket qasjes së Amazon lidhur me “lexuesit e kompletuar”, as nuk i marr “finale” mendimet e ekspertëve të tyre por as nuk i “hedh posht”, thjesht provova ta rrumbullakësoj vështrimin e tyre lidhur me çështjen në fjalë.

Ndërsa sa janë ata të Amazon “kompetentë” për të nxjerr lista të tilla nuk e di (për botën anglishtfolëse padyshim dhe jane “kompetente”, sikur dhe Barnes & Noble qe jane, etj) Por di që “Amazon Books” ofron për shitje ndoshta më shumë se 1 milion tituj. Gjithashtu di që ata kanë qasje në statistikat më relevante të kësaj bote, dhe ekspertët e tyre janë minatorë në bjeshkët e “big data” për më gjatë se 1 dekadë tashmë (për një treg marramendës prej afro 1 miliard njerëzish).

E kuptoj që disa gjëra (për të cilat flet Lista e Amazon), nga “përspektiva” e lexuesit dhe e tregut shqiptar mbase dhe s’mund të “kuptohen” mirëfilli (sikur tregu dhe lexuesit e Amazon janë një botë tjetër, kështusoj sikur dhe komenti im del jashtë “domethenies”). Gjithsesi, isha po ashtu në panairin e librit në Tiranë, në Nëntor, e di saktësisht për sa tituj flitet brenda vitit, nga te gjitha shtepite botuese te Shiperise, Kosoves, Maqedonise, si dhe për cilët tituj…
(sguraziu)