Dikur dhe Tani – 7 Dekada pas “D-Day” (LA Times, 2016)

S. Guraziu – Ars Poetica, Sh 2017

Është për t’u mahnitur me “afërsinë” që e ka kapur fotografi, pas 70 viteve! Më 6 Qershor 1944 trupat aleate zbarkuan në Normandi për ta luftuar Gjermaninë naziste (ishte njëra nga kampanjat më të mëdha ushtarake ndërmarrë ndonjëherë, e njohur në historinë e Luftës së Dytë Botërore si D-Day). Duke i ndjekur gjurmët e disa fotove të asaj kohe, fotografi Peter Macdiarmid i ka vizituar vendet ku janë bërë fotot e dikurshme dhe i ka “shkrepur” skenat e njëjta. Fotot qenë publikuar vitin e kaluar, duke përkujtuar “D-Day”, më 6 Qershor 2016, nga Los Angeles Times.

Fotot 1
Majtas: Një grup ushtarësh amerikanë pranë ujësjellesit në fshatin St Marie du Mont, Normandi, 12 Qershor, 1944 (Foto: Galerie Bilderwelt)
Djathtas: Skena e njëjtë, 7 Maj 2014 (Foto: Peter Macdiarmid / Getty Images)
– – –
Majtas: Pritje e ngrohtë për një kolonë tanksesh franceze tek kalon nëpër qytetin St. Mere Eglise, në Qershor 1944 (Foto: Galerie Bilderwelt)
Djathtas: Skena e njëjtë, 7 Maj 2014 (Foto: Peter Macdiarmid / Getty Images)

Fotot 2
Majtas: Të burgosurit e mbledhur gjermanë në plazhin Omaha, Normandi, Qershor 1944 (Foto: Galerie Bilderwelt)
Djathtas: Skena e njëjtë, 6 Maj 2014 (Foto: Peter Macdiarmid / Getty Images)
– – –
Majtas: Trupat e ShBA në Weymouth, Angli, në rrugën e tyre drejt anijeve për t’u nisur në Normandi, Qershor 1944 (Foto: Galerie Bilderwelt)
Djathtas: Skena e njëjtë, 5 Prill 2014 (Foto: Peter Macdiarmid / Getty Images)

© 2017, Los Angeles Times / Peter Macdiarmid / Getty Images – Publikuar: 6 Qershor, 2016