Blushi: “Elita shqiptare… analfabete, kriminale”!

S. Guraziu – Ars Poetica, D 2016 (Koment…)

Paraja dhe forca janë me Lindjen, shpirti dhe truri me Perëndimin” (Ben Blushi)

Del qesharake kur politikanët thuase donë ta taposin shishen plot vërtetësi të aparatit politik, pothuaj diç si “arbiter elegantiarum” të politikës, me dy-tri fjalë të fryera e pompoze sikur donë ta “vulosin” elegancën e vërtetësisë dhe ta servirin për opinionin publik mbarëshqiptar. Në shumë raste deklaratat e tyre kalamenden si gjirafash retorike me këmbësh të stërgjata (pasi gënjeshtrat, dihet, i kanë aq të shkurta), deklaratat e tyre se ç’janë të mbushura me lapsuse logjike, me pleonazmash e me moralizimesh shterpe… aq sa ndonjëherë, sikur t’mos ishte për keqardhje, do duhej ta gudulisim veten për të qeshur.

Gjithsesi, askush s’ua sheh për të “madhe” politikanëve (përndryshe s’do t’ishin politikanë), thua se janë të “privilegjuar” për shumçka nga ne vetë, madje shpesh as arroganca, as macho-llastimet e tyre dhe as ego-centrizmat s’na pengojnë : )

Kjo që shkëputa nga një deklaratë e Ben Blushit, nuk është dhe aq për “keqardhje”, pasi ka dhe më keq, por le ta përdorim si shembull, ashtu-kështu na duhet ndonjë shembull [ komentet brenda kllapave janë të miat ]:

jo për herë të parë në historinë shqiptare paraja dhe forca [ dmth. të pasurit, biznismenët e mëdhenj, marioneta të të cilëve janë politikanët ] janë me Lindjen, shpirti dhe truri [ dmth. populli, masat, bota akademike ] janë me Perëndimin… ose populli do ta ndëshkojë elitën e vet kriminale [ hm, edhe “elitë”, dhe pastaj kriminale, sikur diç nuk shkon, diç të tillë padyshim vetëm sipas politikanëve mund të ketë : ) ] ose populli do largohet në Perëndim [ dmth. do t’shpërngulet dhe fizikisht, pasi me shpirtin dhe me trurin veç na qenka në Perëndim ] për ta lënë vendin në pronësi të izolimit dhe kapjes nga elitat analfabete të tranzicionit… [ hm, rishtas “elitë”, kësaj radhe analfabete, luaja Beni luaja, si duket Beni në mënyrë deklarative, aq deklarative… vërtet “ecën vetë” : ) ]

p.s.
isha fëmijë kur pata lexuar “Beni ecën vetë” të Kiço Blushit, dhe atëbotë qesh mrekulluar me “heroin” trimulush, e doja shumë, Beni i vogël e kishte gjithë admirimin tim për aventurat e veta, më kujtohet narrativja dhe stili i Blushit më përshtatej 100%, dmth. thuase Beni vetë m’i rrëfente ato, gjatë leximit qemë bërë shokë mjaft të pandashëm të imagjinates : )