Alexander Graham – Pionieri i komunikimit modern!

(s. guraziu – ars poetica, prill 2019)

Alexander Graham Bell (1847-1922) – Pionieri i komunikimit modern, shpikësi gjenial, bashkëpunëtori i Edisonit, biznismeni dhe “monopolisti telefonik”!

Ngapak siç dihet e ngapak siç spekulohet, bie fjala T. Edisoni ia bënte mjaft me “hile” gjeniut Tesla, tekefundit si biznismen fort i zoti, Edisoni i shfrytëzonte + mençuritë e tij. Tesla ashtu-keshtu s’kishte aq sens as prirje per “business”, shumë nga mençurirat e tij do t’shkonin “dëm”, do t’ngeleshin të pashfrytëzuara.

Edhe Bell ishte shpikes dhe më shumë i prirur rreth shkencës, deri rreth moshës 40-vjeçare qe bërë mjaft i pasur, sikur s’ishte dhe aq i interesuar për “biznesin”. Paçka se s’ishte ashtu si Edisoni (dmth. biznismen universal, tregtar i gjithanshem, industrialist i pangopshëm), megjithatë Bell qe marrë edhe me “aeronautikat”. Njësoj pra si Da Vinçi dikur, edhe ky pati shkrirë mend rreth teknologjise ajrore. Ku i dihet, as enciklopedia britanike dhe as ajo kanadeze s’e thonë, por ndoshta për pakëz… s’i pati “mundur” me ndonjë fluturake dhe vetë vëllezërit Wright 🙂

(Enc. Britannica i ka me dhjetra faqe (në mos qindra) kushtuar shpikësit Bell, i shkëputa disa nga gjërat më kryesore rreth tij, duke u konsultuar dhe me artikullin zyrtar të “The Canadian Enc.” (meqë familja e Bell qe shpërngulur, Bell qe bërë pra “kanadez”)

– Pasi i qe pranuar patenti për telefonin, Bell qe ballafaquar me më shumë se 600 padi për ta mbajtur atë, 5 prej të cilave padi patën arritur deri në Gjykatën Supreme të ShBA.

– Nëna e tij ishte pothuaj e shurdhër, dhe babai ishte mësues i gojëtarisë së të shurdhërve (ua mësonte elokuencën, ose artin e të shprehurit, të folurit sa më efektiv), duke ndikuar në zgjedhjen e mëvonshme të karrierës së Bell si mësues i të shurdhërve.

– Edhe pse Bell më së miri njihet e kujtohet si “shpikësi i telefonit”, ai i pati shpikur edhe mjaft gjërash të tjera. Bell i zhvilloi disa teknologji sonike (dmth. lidhur me zërin), duke përfshirë Fotofonin (1880) dhe Grafofonin (1886).
Por ai zhvilloi edhe teknologji të mjekësisë, Bell më vonë e pati zhvendosur vëmendjen tek “teknologjia” ajrore…

– Në v. 1885 Bell e themeloi “American Telephone & Telegraph Company”, ose AT&T.
Në v. 1939, AT&T do t’i kontrollonte 83% të të gjitha aparateve telefonike të ShBA, dhe 98% të të gjitha linjave telefonike në distanca të gjata. Po ashtu Bell i prodhonte 90% të të gjitha pajisjeve telefonike të ShBA.

– Bell System (ish-sistemi telefonik amerikan, i udhëhequr nga “Telephone & Telegraph” – tani e njohur si AT&T Corporation) përfshinte Western Electric Company (si fabrikues i aparateve, si prodhuesi i sistemit); Bell Laboratories (si strukturë kërkimore dhe e zhvillimit); dhe 22 kompani e departamente tjera operative. Sistemi qe shpërbër në v. 1983 (padyshim për çështje të “monopolistikave” e të afarizmave 🙂

[ Fotot ngjitur:
– foto e “kolorizuar” nga dikush, Bell gjatë hapjes së linjes telefonike (distancore), Nju Jork – Çikago (origjinali: Library of Congress)
– një reklamë me ngjyra e v. 1959, e një kompanie sigurimesh nga Bostoni, seri reklamash që përmbante dhe imazhe të Bell ]