Johann W. Beyer – Statujat në Kopshtin e Pallatit Schönbrunn, Vjenë

Johann W. Beyer (1725-1796) – Statujat në Kopshtin e Pallatit Schönbrunn, Vjenë
S. Guraziu – Ars Poetica, Prill 2019 (pak fjalë)

Kështjella Schönbrunn (ndodhet në perëndim të Vjenës, në lagjen Hietzing) konsiderohet si një nga “pikat” më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe të krenarisë austriake, që nga vitet 1960 ishte atraksion dhe ende është ndër vendet më të vizituara të kryeqytetit.

Kopshti Schönbrunn (Parterra e Madhe) në të dy anët është i zbukuruar me 32 skulptura që përfaqësojnë virtytet dhe hyjnitë mitologjike, shumica e të cilave qenë hartuar dhe ekzekutuar sipas modeleve të antikitetit. Për ekzekutimin e këtyre veprave qenë punësuar disa skulptorë. Skulpturat u krijuan mes viteve 1773-1780 nën drejtimin e Johann Wilhelm Beyer, skulptor gjerman. Statujat mitologjike të ekzekutuara nga Beyer (dhe nga studioja e tij) në vitin 1777 u montuan në Parterren e Madhe, përgjatë dy anëve.

Planifikimi i Kopshtit në Schönbrunn ishte rezultat i bashkëpunimit mes skulptorit Beyer dhe arkitektit të oborrit mbretëror, Johann Ferdinand Hetzendorf von Hohenberg. Skulptori Beyer dhe studioja e tij i krijuan 32 statuja me lartësi të barabartë, vendosja përfundimtare e statujave nuk qe përcaktuar nga Beyer, por dmth. nga J. von Hohenberg, si arkitekt përgjegjës për dizajnin e përgjithshëm të kopshtit në Schönbrunn.

Nga aspekti skulptural, Fontana e Neptunit (në fund të kodrës Gloriette) konsiderohet të jetë monumenti kurorëzues i Schönbrunn, ose më mirë të thuhet, qe projektuar të jetë monumenti kurorëzues i Parterrës së Madhe. Qe porositur nga Perandoresha Maria Theresa, punët patën filluar në v. 1776 dhe qenë përfunduar brenda katër viteve (pak para vdekjes së perandoreshës). Edhe për fontanën, grupi skulptural qe ekzekutuar nga J. W. Beyer (mirëpo rreth Fontanës së Neptunit… më detajisht herë tjetër )

Fotot:
Alexander E. Koller, Richard Schuster
Infot & Referencat:
– Schönbrunn, Wien (faqja zyrtare)
– Erwin Frohmann, Rupert Doblhammer
– Schönbrunn. Eine vertiefende Begegnung mit dem Schlossgarten, 2005