Realizmi dhe Instrumentalizmi (Anti-Realizmi) Shkencor

S. Guraziu – Ars Poetica, D 2017 – Koment

Shkencëtarët realistë (në të cilën grupnajë bënte pjesë dhe Ajnshtajni) pohojnë se kemi arsye të mira për t’besuar në parimet kryesore të shkencës. Sipas “realistëve” bota jonë është e saktë dhe e vërtetë, pikërisht siç na e “sqaron” shkenca, s’ kemi arsye të “dyshojmë” në vërtetësinë e gjykimeve shkencore. Mirëpo si ta dimë se vërtet është ashtu – sikur ka një debat shekullor rreth kësaj?

Debatet rreth realizmit shkencor kanë të bëjnë me çështjen “sa ka të drejtë njerëzimi të shpresojë ose të besojë se shkenca do ta ‘ngopë’ realisht kureshtjen tone lidhur me ç’është bota në të vërtetë?”. Realistët shkencor priren t’jenë optimistë – anti-realistët, Instrumentalistet priren dhe bazohen në skepticizmin.
Një shekull më herët Ajnshtajni dhe Realistët e paten “humbur” : ) duelin debatik, patën fituar Niels Bohr dhe Instrumentalistet e “filozofisë” shkencore. Që nga ajo kohë Instrumentalizmi është parë si normë, anise debati është vazhduar për t’mos u ndalur as sot e kësaj dite.

Realizmi në filozofinë e shkencës është pikëpamja se vlera e koncepteve dhe e teorive shkencore nuk përcaktohet nëse ato janë fjalë për fjalë të vërteta, ose nëse në njëfarë kuptimi korrespondojnë me realitetin, por vlera varet nga shkalla sa ndihmojnë ato për t’bërë parashikime të sakta empirike ose për të zgjidhur probleme konceptuale.
Me fjalë të tjera, realizmi shkencor është pikëpamja që teoritë shkencore të konfirmuara janë afërsisht të vërteta; shkencëtarët realistë pohojnë se ne kemi arsye të mira për t’besuar në parimet e tyre kryesore. Ata thonë se duke patur parasysh parashikimet spektakolare, inxhinierike dhe sukseset “teorike” të teorive më të mira shkencore, do t’ishte pothuaj e “pakuptimtë” nëse ato t’mos ishin përafërsisht të sakta (të vërteta).

Kjo linjë e natyrshme e mendimit e ka një bazë të respektuar në familjen mbarëbotërore të shkencëtarëve, megjithatë ka qenë subjekt i mosmarrëveshjes filozofike që nga fillimi i shkencës moderne.

Sipas Michael Liston (Universiteti i Wisconsin-Milwaukee, ShBA), në vitet ’70 (dmth. të shek. që lamë pas) një formë veçanërisht e fortë e realizmit shkencor u mbrojt nga Putnam, Boyd dhe të tjerët. Sipas Liston “realizmi shkencor” i kësaj periudhe karakterizohet nga këto angazhime si vijon: 1. Shkenca synon të japë një llogari të vërtetë për botën – 2. Ta pranosh një teori është të besosh se ajo është (afërsisht) e vërtetë – 3. Ekziston një botë e caktuar e pavarur nga “mendorja” dhe një botë tjetër e pavarur nga “gjuhësorja” – 4. Teoritë janë vërtet të vërteta (kur ato janë të vërteta), pjesërisht sepse konceptet e tyre “mbyllen” ose korrespondojnë me pronat e vërteta (llojet natyrore dhe të ngjashme) që mbështesin rrjedhshëm përdorimin e suksesshëm të koncepteve – 5. Progresi i shkencës konvertohet asimptotikisht në një llogari të vërtetë.

Konferenca e Pestë e Solvay, 1927

Institutet Ndërkombëtare të Solvay për Fizikë dhe Kimi, me seli në Bruksel, qenë themeluar nga industrialisti belg Ernest Solvay në v. 1912. Që nga atëherë çdo tre vjet mblidhen fizikantët dhe kimistët më të shquar nga mbarë bota, dhe sipas agjendës aktuale-konferenciale diskutohet për arritjet dhe problematikat e këtyre dy fushave jashtëzakonisht të gjera shkencore.

Sa i përket konferencave të Solvay për Fizikën, gjatë gjithë historisë ndoshta ajo më interesantja ishte e 5-ta e radhës, me temën Elektronet dhe Fotonet, në Tetor të 1927. Fizikantët më të shquar të botës u takuan për të diskutuar rreth Teorisë Kuantike, atëbotë të sapoformuluar. Figurat kryesore ishin Albert Einstein dhe Niels Bohr. Konferenca i pati 29 pjesëmarrës, 17 prej të cilëve ishin ose u bënë fitues të Çmimit Nobel, përfshirë laureaten e dyfishtë Marie Curie, si e vetmja mes tyre që ka fituar Çmimet Nobel në dy disiplina të veçanta shkencore.

Kjo konferencë sikur ishte kulmi i “luftës debat-ike” midis Ajnshtajnit se bashku me “realistët” e vet (të cilët i përkrahnin rregullat strikte të metodës shkencore të parashtruara nga Charles Peirce dhe Karl Popper), kundrejt Bohrit dhe “instrumentalistëve”, të cilët kërkonin rregulla më të lirërshme në bazë të rezultateve. Duke filluar në këtë pikë (pra, Konferencën e 5-të të Solvay), instrumentalistët dolën “fitimtarë”, që nga ajo kohë Instrumentalizmi është parë si normë, anise debati është vazhduar, për t’mos u ndalur as sot e kësaj dite.

***
Konferenca e parë Solvay u mbajt në Bruksel në vitin 1911. Tema ishte Rrezatimi dhe Kuantat. Kjo konferencë pakashumë ishte vetëm si “ftesë” historike (nuk dihej nese do kishte vazhdime), megjithatë konsiderohet si pikë kyç në botën e fizikës. Kjo konferencë i “analizoi” problemet e të dy qasjeve, gjegjësisht të fizikës klasike dhe të teorisë kuantike. Albert Einstein ishte i i pranishëm, dhe ishte pothuaj një djaloshar. Anëtarët e tjerë të Konferencës së Parë të Solvay përfshinin figurash shkencore të tilla si Marie Curie dhe Henri Poincare.
Pas Luftës së Parë Botërore, Konferenca e Solvay e radhës u mbajt në Prill të v. 1921. Shumica e shkencëtarëve gjermanë nuk u ftuan në Konferencë. Në protestë ndaj këtij veprimi, Albert Einstein, qytetar dhe mbështetës i zëshëm i Republikës së Re të Weimar, e refuzoi ftesën për t’marrë pjesë, pasi shumica e bashkatdhetarëve nuk qenë ftuar.

Konferencat Solvay (Conseils Solvay) deri më sot kanë qenë të përkushtuara ndaj problemeve të hapura në Fizikë dhe Kimi. Deri tani (2017), ka patur 27 Konferenca Solvay për Fizikën, dhe 24 sosh për Kiminë.

(Fotoja)

Kjo foto e “ngjyrosur” e pjesëmarrësve të Konferencës së Pestë të Solvay, 1927, është unike. Solvay 5 sikur ishte kulmi i “luftës debat-ike” mes Ajnshtajnit së bashku me “realistët” e vet, kundrejt “Instrumentalistëve”. Konferenca e 1927, i pati 29 pjesëmarrës, 17 prej të cilëve ishin… ose do t’beheshin fitues të Nobelit.
Komenti im rreth çështjeve të Fizikës Kuantike, rreth ndërlidhjes së Filozofisë e të Shkencës, rreth Instrumentalizmit, Realizmit, Anti-realizmit shkencor, rreth debateve “pro et contra”, sikur u “frymëzua” nga fotoja : )

(emrat)
Auguste Piccard (1884-1962), Émile Henriot (1885-1961), Paul Ehrenfest (1880-1933), Édouard Herzen (1877-1936), Théophile de Donder (1872-1957), Erwin Schrödinger (1887-1961) [ Nobel, 1933 ], Jules-Émile Verschaffelt (1870-1955), Wolfgang Pauli (1900-1958) [ Nobel, 1945 ], Werner Heisenberg (1901-1976) [ Nobel, 1932 ], Ralph Fowler (1889-1944), Léon Brillouin (1889-1969), Peter Debye (1884-1966), Martin Knudsen (1871-1949), William Bragg (1890-1971) [ Nobel, 1915 ], Hendrik Kramers (1894-1952), Paul Dirac (1902-1984) [ Nobel, 1933 ], Arthur Compton (1892-1962) [ Nobel, 1927 ], Louis de Broglie (1892-1987) [ Nobel, 1929 ], Max Born (1882-1970) [ Nobel, 1954 ], Niels Bohr (1885-1962) [ Nobel, 1922 ], Irving Langmuir (1881-1957), Max Planck (1858-1947) [ Nobel, 1918 ], Marie Curie (1867-1934) [ Nobel, 1903, 1911 ], Hendrik Lorentz (1853-1928) [ Nobel, 1902 ], Albert Einstein (1879-1955) [ Nobel, 1921 ], Paul Langevin (1872-1946), Charles-Eugène Guye (1866-1942), Charles Wilson (1868-1959) [ Nobel, 1927 ], Owen Richardson (1879-1959) [ Nobel, 1928 ]

***
Sukseset e QuTech
(Qendër kërkimore e avancuar për Informatikën Kuantike dhe Internetin Kuantik, TU Delft, Holandë)

Sukseset e viteve të fundit (2013 – 2017) në Fizikën Kuantike të shkencëtarëve të Holandës, respektivisht të “QuTech Academy” (Qendra Kërkimore dhe Zhvillimore rreth Teknologjive Kuantike – Universiteti i Delft), janë vërtet për t’u mahnitur. Në vitin 2014, grupi rreth Profesorit Ronald Hanson (bashkëthemelues i QuTech me 2013, dhe Drejtor aktual shkencor) i pushtoi mediat e mbarë botës me lajmin e teleportimit në largësi të të dhënave kuantike në mes të elektroneve nga çipa të ngurtesuar. Në vitin 2015 nga QuTech u përfundua me sukses një kërkim shkencor që ishte sfidë prej dhjetëvjeçarësh në arenën shkencore të botës, duke kryer testin e parë Bell (pa ambiguitete). Kohët e fundit, në v. 2017, grupi i QuTech e realizoi distilimin e “binjakëzimit” kuantik (entanglement) në Teorinë Kuantike, fenomeni u vërtetua nga Profesori Hanson dhe grupi i tij – dmth. pikërisht fenomeni më i çuditshëm kuantik që e njeh shkenca, nga i cili Ajnshtajni kishte aq shumë “frikë”, i kundërvihej si vetë kundralogjikes dhe s’pati qenë në gjendje ta pranonte kurrë mirëfilli.
Në vitet e ardhshme, mbi këto rezultate dhe suksese QuTech synon demonstrimin e bazave të një Interneti të ardhshëm kuantik, me një rrjet rrënjësor prej 4 qytetesh, projekt i planifikuar për vitin 2020.