Historia s’ka si t’jetë më simpatike!

…fluturimthi në mendje e “llogarita” (ashtu përafërsisht), jo më pak por plot 4000 vjet kinezët na qenkan kënaqur duke pirë çaj, ndërsa as vetë mbretërit e Evropës s’e kishin idenë, dhe mirë… pas 4000 vitesh e sollën në Evropë, tashmë prapë oborret mbretërore evropiane na ishin aq “ego-monopol-istike”, rishtas vetëm mbretëroret na qenkan kënaqur me çajash e me aromash, ndërsa popujve të “panumërt” të mbretërive të veta… ua paskan treguar bërrylin ! Epo, historia s’ka si t’jetë më simpatike : )

…nga njohësit e historisë së çajit u besuaka se qenka shpikur nga perandori kinez Shen Nung, dhe atë “saktësisht” në v. 2737 p.e.s., në Evropë qenka sjellur në shek. XV (dmth. të erës sonë), e paskan “importuar” portugezët nga Kina, së bashku me mëndafshin.
Kur përfundimisht çaji paska arritur në Britani, atëbotë paska qenë i rezervuar vetëm për ultra-elitarët e mbretërisë, dmth. çaji na paskësh qenë luksozitet mbretëror, konsumohej vetëm nga “royalistët” jo dhe nga njerëzit e thjeshtë…

…hm, ngela dhe unë duke mësuar, e dija që nuk di gjithçka për çajin, ama pandehja se di ndonjë gjë, tani e kuptova që asnjërin detaj nga këto më lart s’i paskam ditur 🙂

(S. Guraziu, N 2018)