Vrimë-Bishti (Hole Scape) – Public Art – Nantou, Taiwan

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

Vrimë-Bishti (Hole Scape) – Public Art – Nantou, Taiwan

…po mendoja rreth titullit, vallë si do duhej thënë në shqip… tekefundit përafërsisht, hm… mjaft titull interesant, pasi dhe skulptura është reale, s’është ndonjë aso vrime “teorike” e Ajnshtajnit), fjala është për 3-dimensionalitet real, “hole” do t’thotë vrimë, në rregull (ngjashëm me ato modelet grafike të fizikës… apo të “portave teorike hapësinore” ) mirëpo nëse thuhet “hole scape” atëherë do i binte diç si “vrimë-bishti” ose dhe anasjelltas, pse jo “bisht-vrima” : )
sipas sqarimit instalacioni qenka punuar nga bambuja, meqë ky lloj druri ofron elasticitet të shkëlqyer dhe mundëson kompozimin e sipërfaqeve të lakuara, puna qenka kryer nga Yitsun Studio, nën drejtimin e Yeh Ji Shian – Fotot: Daici Ano