Disa punime të artistit japonez Hashiguchi Goyo

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

…disa punime të artistit japonez Hashiguchi Goyo – Rijksmuseum, Amsterdam – sipas Goyo bukuria është diç si “qetësi vajzash apo grash të bukura, në vetmi duke u marrë me punët e veta, serioze ose duke medituar… prandaj dhe jo të buzëqeshura, herë gjatë ritualeve mëngjesore të larjes, herë menjëherë pas banjos ende pa u veshur, herë me kimono të verës në kopsht, herë tashmë tek pudrosen, tek merren me zbukurimin, tek i lyejnë buzët, tek i krehin flokët… etj etj”, talenti i tij ashtu-kështu hetohet por tek të dhënat biografike lexova se e paska kryer Shkollën e Arteve të Bukura në Tokio dhe se ishte një ndër studentët më të dalluar, në fakt “studenti më i mirë”, emri i tij i lindjes ishte Kiyoshi, mirëpo pastaj e paska zgjedhur “Goyo” (ky emër paska qenë diç i “lidhur” me babain, diç me kopshtin e babait, po ashtu mësova se babai i tij na paskësh qenë “samuraj”), për shkak të sëmundjes artisti Goyo pati ndërruar jetë i ri, 41 vjeç…

[ Burimi: Rijksmuseum, Amsterdam ]