Urime çupave xhudiste, Urime Kosovës!

…në Bota Sot lexova “…shteti më i ri i Evropës, në Grand Prix të Uzbekistanit, ka përfunduar garën në vendin e parë me katër medalje të fituara, kosovaret rrëmbyen 3 vende të para dhe 1 të dytë duke lënë mbrapa shtetet më të mëdha të Botës”.

Urime kosovareve, atyre çupave të buzëqeshura dhe krenare, Urime Kosovës… por nuk e zgjodha foton me çupat, mua kjo më duket më domethënëse, si gjithëpërfshirje e gjithçkaje, sikur i përfshin edhe çupat xhudiste, edhe medaljet, edhe krenarinë… madje dhe buzëqeshjen time 🙂

(siç gazeta Bota Sot e paska cituar Komitetin Olimpik të Kosovës, “Flamuri ynë, duke valuar lart në Tashkent të Uzbekistanit”)