Enjoy the Silence – 2

(sguraziu – ap, maj 2019)

…një lloj parodizimi grafikisht rreth “enjoy the silence”, ndoshta grafika dhe mund të ketë qenë “frymëzuar” nga kënga e Depeche Mode : )

Depeche Mode – Fjalët janë për t’u “hëngër” : )

…kënga e dikurshme (1989) e Depeche Mode “Enjoy the Silence” mbase zgjatë 3-4 minuta (aq sa dhe zgjasin këngët), e gjithë “mençuria” e këngës na i merr vetëm disa sekonda (kuptohet dhe kjo : )

– “mesazhi liriko-poetik” është paketuar si vijon: fjalët njësoj si dhuna, e torturojnë qetësinë, janë aq të panevojshme, vetëm sa lëndojnë, fjalët janë për t’u folur, dhe për t’u “hëngër”, aq të parëndësishme, fjalët janë të pakuptimta, dhe madje-madje të harrueshme : )

…ndërsa me gjuhën “jopoetike” djelmoshat e Depeche Mode e thonë fare troç, sipas tyre: ç’na duhen fjalët, çfarë dhe pse duhet dëshmuar diç me fjalë nëse gjithçka që kemi ëndërruar ndonjëherë dhe që donim ta kishim… veç e kemi në përqafim – shkurt, ata që duhen, të përqafuarit, çiftet e dashuruara duhet të heshtin, as gëk as mëk, thjesht duhet të “kënaqen me qetësinë”…
(sg – ap, q 2019)