Pikturat me “1 milion detaje” – Kurorëzimi i Napoleonit!

(sguraziu – ars poetica, maj 2019 – pak fjalë)

[ Jacques-Louis David (1748-1825) – “Kurorëzimi i Napoleonit“, 1805-07 ]

…tablloja madhështore (siç i ashtuquaj unë “piktura me 1 milion detaje”) e cila ruhet në Louvre, e paraqet kurorëzimin e Napoleonit I në katedralen Notre-Dame të Parisit (apo thënë më mirë “vetëkurorëzimin”, meqë Napoleoni qe vetëshpallur “Perandor”), Jacques-Louis David ishte piktori zyrtar i tij (piktor i oborrit mbretëror), “Kurorëzimin…” e pati kompletuar në v. 1807, sa i përket madhësisë tablloja vërtet është mbresëlënëse, duke qenë pothuaj 10 metra, me 6 m lartësi (më saktë 9.79 m x 6.21 m), mirëpo jo vetëm kaq, duke marrë dmth. paraysh faktin e përmasave, sikur vetvetiu kthehet në impresion dhe fakti se detajet po ashtu janë pothuaj të “pabesueshme”, një pjesë (e skanuar nga kompozicioni, fokusuar rreth kokës së perandoreshës Jozefina) është mahnitëse sa u përket detajeve, por jo vetëm figura e perandoreshës… secila figurë apo pjesë e kompozicionit pothuaj sikur do t’mund të ishte “pikturë…a portret piktural në vete” (Jozefina ishte gruaja e parë e Napoleonit dhe dmth. bazuar në “vetëkurorëzimin”, ajo ishte dhe Perandoresha e parë e Francës), tablloja ngërthen aq shumë figura të detajuara, bie fjala që nga nëna e Napoleonit (Maria), pastaj Papa Pius VII (prezent për ta bekuar kurorëzimin perandorak)… etj. me djetra figura, madje dhe kokën (fytyrën) e Ambasadorit të Perandorisë Osmane (shigjeta e gjelbër, djathtas), e madje-madje dhe vetveten, piktori s’ka harruar ta fuste dhe veten aty në tabllo (shigjeta në ballkon : )

(ps. – këtë “vesin” e piktorëve për ta bërë surratin e vet të pavdekshëm nëpër piktura të ndryshme… veç e kam cekur aty-këtu, gjithsesi do ishte temë në vete, mbase si subjekt studimor ia vlen t’i qasej njeriu enkas, padyshim ia vlen )