Art Urban (Shepard Fairey, ShBA)

(sguraziu – ars poetica, maj 2019 – koment)

(…ideja artistike si Anti-ide kundër Ideologjisë, artistët amerikanë versus “amerikanizmit” politik, versus verbërisë imperialistike” – Disa punime nga seria “Obey” (bindu, përkulu, ndiq urdhrat…)

…”bindju gjigantit” – ideja e Fairey është në fakt një “ironi artistike” e bazuar rreth personit Andre The Giant (dikur figurë publike), sipas artistit Fairey, kapitalizmi pa diskrecion të plotë (pa transparencën, pa maturinë, pa lirinë për të vepruar e për të zgjedhur lirshëm), njësoj si komunizmi është thjesht një RELIGJION i keq, diç si ligësi…

…sa për anti-trumpizmin e qartë, s’do koment, mirëpo pata buzëqeshur kur ai madje e pati marrë Ataturkun si “shembull të autokracisë e të arrogancës kapitaliste”… vetë babain e gjithçkaje moderne të Turqisë, është ironike sepse për 80-90 milionë turq Ataturku në fakt ka bërë më shumë sesa 1000 burrat më të mëdhenj të mijëvjeçarit turk (sot madje dhe vetë Amerika krenohet me “Young Turks” të Amerikës), pasi kuptohet… duhet ndjekur sadopak dhe “ligji i logjikes”, njeriu fillimisht bën diç për shtëpinë e vet, pastaj për lagjen, për fshatin, qytetin, komunitetin… dmth. në mënyrën e “zhdrejtë” historike Ataturku ka bërë dhe për Evropën, Azinë… e për mbarë njerëzimin, imagjino nga 300 milionë amerikanë t’i modernizosh 90 milionë prej tyre s’do ishte pak, përkundrazi…

…me fjalë të tjera, ndoshta do ishte njësoj si të thuhej nga turqit e sotëm se Ibrahim Linkolni (ish-presidenti amerikan) na ishte “autokrat”, mbase dhe ishte por së paku do ketë qenë një lloj “autokrati modern”, patën kryer dhe atentat ndaj tij, e patën vrarë (padyshim ia zinte udhën dikujt, dikush s’e donte, ndoshta e patën vrarë “forcat e errësirës”, s’ishin mbeturina “otomanistike” por mund të kenë qenë forca të mbrapambeturisë, simpatizantë të anarkisë, forca të së shkuarës amerikane a la “wild wild west” etj etj), gjithsesi… sot konsiderohet të ketë qenë njëri nga presidentët më të mëdhenj që ka patur Amerika ndonjëherë, sepse dhe ishte jashtëzakonisht vizionar, nuk mohohet, historia s’hyn në “hak” të askujt, ndoshta turqit do thoshin: ishte aq vizionar… pothuaj “njësoj” siç ishte dhe Kemal Ataturku ynë : )