SG – No Comment!, 2019

NO COMMENT!
S. Guraziu, 2019 (Skicë…)

U desh gjysmë shekulli për mua, dhe arti tashmë definohet si para-ëndërr, si parandjenjë kristalore, është diç si “ana iluzore” e zhvillimit – jo thjesht njëra “anë e medaljes” por njëra nga faqet reale të kubikonit ekzistencialist – psh. e kam “rruar ujkun”, që herët në mëngjes*, imagjino, zotërinjtë e Kohës së Gurit s’e kishin idenë se ekziston dhe një anë tjetër – estetika e mjekrës njëra nga llambat e ditës, pasi dhe mjekra është njëra nga xingla-minglat e estetikës!

Një artiste* madje pati shkuar aq larg, ajo sikur e pati ngushëlluar veten, “me gjithë vrimat që veç i ke, do ishte e paarsyeshme të definohet jashtësia si alienike” – e qartë, për mua vlen thjesht “no comment”!

* autori aludon në poezinë e poetes holandeze Ester Naomi Perquin (1980), “Gjatë Hënës së Plotë”, 2007
* autori aludon në artisten Jenny Holzer (1950) dhe në veprën e saj “With all the holes in you already there’s no reason to define the outside environment as alien”, 1983-85