Orientalizmi Tradicional (Klasik) dhe Orientalizmi Digjital (Modern)

(sguraziu – ars poetica, maj 2019 – koment)

…se arti digjital, apo se ekspresioni me mjetet digjitale do ta “arrijë” artin tradicional është vetëm çështje kohe – pata shkruar para pothuaj 2 dekadave (në një artikull enkas lidhur me “artin digjital”, publikuar atëbotë në revistën “Sheshi” të Prishtinës, 2004) – gjithsesi, duke lënë anash tani sa do t’avancohen veglat digjitale tutje (gjatë… le t’themi 4-5 dekadave që vijnë), desha të bëjë një lloj “paralelizimi teknik” mes “tradicionalizmit dhe digjitalizmit”, duke i pranësjellur një pikturë të ndonjë mjeshtri të orientalizmit klasik (në këtë rast të artistit hungarez, Gyula Tornai) dhe një pikturë të “orientalizmit digjital” nga Sasha Beliaev (“Method Studios”, Vancouver).

Sasha Beliaev – Oborri i Ilderimit, 2015
[ Art Digjital – Veglat përdorur: brushat pikselative të Photoshop ]

Gyula Tornai (1861-1928) – Muzikantët Lëvizës (Mobil), Tanger, 1891
[ Art Tradicional – Veglat përdorur: brushat tradicionale e bojërat ]