Art Digjital – Realizmi klasicist me brushat “pikselative”!

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

Sasha Beliaev – Zonjat e “Buta”, 2015

…skena pikturale (Zonjat e “Buta” – aspak të ashpra : ) në fiksionalitetin e vet duke qenë “identike” me skenat e piraterisë e të porteve detare të së kaluarës, thuase na i kujton ato momentet e pakëndshme të Pirat-Kapitenit Jack Sparrow, i cili sa herë kthehej nga diku (pas aventurave me anijen e me ekuipazhin e vet) i duhej t’i duronte shuplakat e nxehta nga zonjat “zemërthyera”, jo se ishte i “keq” (përveç si pirat, kuptohet, si pirat ishte kriminel, prore i ndjekur, i jashtëligjshëm, pirateria përherë do ketë qenë kriminalitet, madje qoftë dhe kur është fjala për përralla filmike) por sepse u premtonte atyre çmos, ndërsa rrethanat ia pamundësonin t’i mbante premtimet, zonjat e ngrata ngeleshin duke e pritur me muaj e muaj… ai askund, e natyrshme pastaj që zemërimi i tyre do ishte i justifikuar, ashtu-kështu një xhentil-man s’i kthen dorë asnjë zonje, padyshim ndonjëherë i duhej të duronte dhe kur s’kishte aspak faj : )

“Jack Sparrow” është një personazh imagjinar dhe protagonist kryesor i serisë së filmave “Piratët e Karaibeve” (kishte disa vazhdime nga industria e Hollivudit, komercialisht filmat patën qenë mjaft të suksesshëm), personazhi i piratit simpatik qe krijuar nga skenaristët Ted Elliott dhe Terry Rossio, ndërsa qe luajtur-portretizuar nga aktori Johnny Depp)

– – –
S. Beliaev – DMP / Concept Artist at Method Studios Vancouver, Canada / Genres – Concept Art, Illustration, 3D Modeling, Production Design / Software Proficiency: 3ds Max, Photoshop, V-Ray