Një Jetë – Sylvia Plath (Smithsonian National Gallery), 2018

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

Sylvia Plath (1932-1963) – Fytyrë e trefishtë, ~1950-51

…portret i punuar nga poetja Sylvia Plath, ajo fillimisht as që ëndërronte të merrej me poezi… merrej me art, me vizatime, vizatonte tërë kohen, gjatë gjithë jetës, dmth. deri në vetëvrasjen (ishte 30 vjec), thuhet se tek në shkollë kur e paten hetuar talentin e saj “me fjalet”, pastaj qe influencuar dhe pati ndryshuar mendje që t’i kushtohej shkrimit – vitin e kaluar në Smithsonian National Gallery pati qenë e hapur një ekspozitë me titull “One Life: Sylvia Plath” (Një Jetë – S. Plath) ku qenë ekspozuar shumë gjëra nga jeta e saj, po ashtu nga Frieda Hughes qe publikuar një libër me vizatime, “Sylvia Plath: Drawings” (nëse s’gabohem, 2013)…

Sylvia Plath – “I rise with my red hair and I eat men like air.”

Sylvia Plath (1932-1963) – Kolazh, 1960

…kolazh i ujdisur nga Sylvia Plath, shihet që poetja kishte shumë interes, talent po ashtu, sa i përket anës vizuale, madje thuhet se “formësimi i identitetit” të saj pati ndodhur fillimisht me mjetet vizuale, ishte arti si qasje ekspresive apo qasja “vizuelisht” me çfarë preokupohej, fotoja është nga ekspozita në “Smithsonian…” vitin e kaluar, një lloj kolazhiteti ose qasje kreative e poetes fatkeqe Sylvia…

shkruaj vetëm sepse ka një zë brenda meje, të cilit zë s’i “pëlqen” aspak heshtja : )
– Sylvia Plath (1932-1963)

… “sepse ka një zë që s’do të hesht”, e si ta thoshte ndryshe – mirëpo në fakt është mjaft komplekse kjo “tematikë”, mund ta pyesim cilindo poet a shkrimtar “pse shkruani”, natyrisht secili do t’përgjigjet në mënyrën e vet, ama përgjigje të kënaqshme s’duhet pritur, sikur e vështirë të sqarohet “mirëfilli”, ndonjëherë ne vetë (që pyesim) do t’jemi të kënaqur sadopak me përgjigjen (sepse aq holl-e-holl dhe s’na “intereson”), por ata vetë s’do jenë të kënaqur, hooop do t’i hetonim ca nuanca pikëllimi se si enden fytyrës së tyre, herë tjetër ata do t’pandehin se jemi fort të kënaqur me përgjigjen… por në fakt ne shpesh heshtim për arsye të mirësjelljes… etj etj : )

Warren Kay Vantine – Portret i Sylvia Plath, 1954

Sylvia Plath (1932-1963) – Flokët e vajzërisë
…flokët e Sylvia Plath (Smithsonian National Gallery, 2018) – kur ishte 12 vjeç gërshetat e saj qenë prerë dhe qenë ruajtur për mrekulli…