Quanta Magazine – Dy Heroinat e “Kaosit”!

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

…femrat s’para janë “kaotike” mirëpo sa i përket shkencës janë pikërisht femrat “shkaktare të teorisë kaotike” – Heroinat e Fshehura të Kaosit (The Hidden Heroines of Chaos), titullohej një artikull i gjatë i autorit Joshua Sekol, sapo publikuar në “Quanta”… m’u duk mjaft titull “kreativ” e simpatik – autori fliste rreth faktit që dy femra kompjuteriste (programuese) kanë luajtur një rol të rëndësishëm rreth lindjes se Teorisë së Kaosit, e që zonjat heroike ishin Ellen Fetter dhe Margaret Hamilton, dy “heroinat na ishin përgjegjëse” dikur për programimin e një kompjuteri të madh (gjatë viteve ‘1960), i cili kompjuter pastaj do të zbulonte shenja të çuditshme dhe do t’ndihmonte rreth lindjes së Teorisë së Kaosit… artikulli madje ishte ilustruar me një animacion ku shihen gjoja “dy fytyra femrash” në sfond të errët, ndërsa dihet… errësira paraqet kozmosin e paskajshëm : )