Bibliotekat Moderne – Tianjin Binhai, Kinë

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

…s’di pse por biblioteka Tianjin Binhai më duket mjaft e bukur, super-simplistike dhe fort praktike, ishin holandezët arkitektë, ata patën fituar madje dhe çmim si “studioja arkitekturale më e mirë e 2018-s”… por s’është kjo arsyeja për t’më bërë përshtypje vetë objekti (by the way… Holanda vetë s’ka ndonjë këso biblioteke futuristike, së paku jo si kjo e kinezëve : ) pra ishte projekt i MVRDV (në bashkëpunim me disa arkitektë lokalë) – ndoshta sepse interieri në fakt përbëhet thjesht nga rafte të gjaaaaaata, më thjesht se kaq s’kishte si, s’ka pavijone e ngatërresa me ndarjesh e korridoresh, thjesht sapo hyn brenda, nga poshtë me një palë dylbi mund t’i “skanosh” titujt nëpër raftet dhe hooop fare lehtë e gjenë librin që të duhet, më vonë – po thosha mëvete – kinezët padyshim do t’i kenë aty dhe aso robotësh të vegjël fluturues, aso robo-dronesh të mençura, servilantë inteligjentë, akorduar me AI-bazën qendrore të bibliotekës, sapo hyjmë brenda na afrohen qetas në ajri dhe na shërbejnë, i gjejnë librat fluturimthi dhe na i sjellin sa hap e mbyll sytë, pse jo, why not : )

…si objekt artistik mëvete, biblioteka është fort e popullarizuar, në vetë Kinën e madhe por dhe në mbarë botën, njihet me lloj-lloj emrash figurativë e nofkash, psh. “Oqeani i Librave”, “Deti i Dijes”, “Biblioteka më e Bukur e Kinës”, “Biblioteka Super Futuristike”, “Super Fanta-Shkencore”, “Syri (i Dijes)” etj. Mua më pati pëlqyer kjo “nofka” e fundit, sepse dhe i ngjanë “Syrit…” apo jo, nëpër raftet rreth e rrotull “bebzës… Syri i Dijes” ka vend për 1.2 milion libra.

MVRDV është një kompani arkitektësh e themeluar në vitin 1991 në Rotterdam (MVRDV është thjesht shkurtesë për emrat e mbiemrat e arkitektëve Winy Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries)
– hapur për publikun, 1 Tetor 2017, biblioteka i ka 33,700 m2, vend për 1.2 million libra, sipas MVRDV projekti ishte një lloj “rekordi” për firmën, u deshën vetëm 3 vite, që nga skica e parë deri tek inaugurimi i objektit