“A Million Dreams” (Një Milion Ëndrra), 2017

(sguraziu – ars poetica, maj 2019 – koment)

një milion ëndrra zgjuar më mbajnë, një milion ëndrra është e gjitha ç’duhet, një milion ëndrra për botën tonë (…që do t’krijojmë)” – Benj Pasek, Justin Paul, 2017

…shkëputur nga lirika e autorëve Benj Pasek dhe Justin Paul, për këngën interpretuar nga pop-këngëtarja dhe aktorja amerikane Alecia Moore (e njohur më mirë me pseudonimin artistik “P!nk”), “A Million Dreams” (Një Milion Ëndrra), 2017

…një milion ëndrra për botën tonë (…që do t’krijojmë, në kokën tonë), vargjet pararendëse të lirikës thonë “kur i mbyll sytë të fle, një milion ngjyrash përndizen në kokën time, ende pa më zënë gjumi më shfaqet bota që do ta krijoj vetë (për të nesërmen)”, dmth. botën tonë do ta zbukurojmë ne vetë duke e veshur realitetin me një milion gjërat imagjinare (jo vetëm me ingredientët e fantazisë por dhe aso dëshirore), kështusoj ky lloj “miksi” do t’shërbejë si dozë e mjaftueshme për ta ngjyrosur realisht, për ta diellosur e zbukuruar mjaftueshëm të nesërmen tonë : )

Në v. 2017, Benj Pasek dhe Justin Paul ishin fitues të Oscar (çmimit prestigjioz të Akademisë Amerikane) për lirikën e këngës “City of Stars” (Qyteti i Yjeve), ata patën fituar dhe çmimin “Golden Globe”… ]

(shih po ashtu… interpretimi nga P!nk)