Molla “frymëzuese” e Njutnit!

(sguraziu – ars poetica, korrik 2019)

(sipas National Geographic… por “jo” dhe sipas meje, disa gjëra s’iu shiten as italianëve as anglezve : )

Besohet se kjo mollë, apo pemë, që ndodhet afër shtëpisë familjare të Njutnit në Lincolnshire, Angli, është vendi ku ai po rrinte ulur dhe pati qenë dëshmitari i rënies famoze të një molle, e cila rënie e frymëzoi atë për teorinë e gravitetit” – shkruante National Geographic, tek seria e fotove me titull “Pemët Ikonike” (fotoja nga Paolo Woods)

…unë me mjaft “rezervë”, s’e besova aspak fjalën e parë “besohet”, isha fort skeptik, s’e “gëlltita” fare… disi ma kujtonte atë trukun turistik të italianëve rreth “ballkonit për Romeon e Xhulietën”, Shekspiri s’ka përmendur fare “ballkon”, thjesht dritare… por italianët për t’ia shtuar vetes një “oportunizëm turistik” saora e ujdisën një ballkon dhe thanë “ja, ballkoni i Xhulietes” 🙂
Ndoshta njëjtë dhe anglezët tashmë me “Mollën e Njutnit”, e si t’mos jem skeptik kur jetëgjatësia mesatare për mollët është rreth 100 vjet, kuptohet… vetë s’i kam studiuar mollët por kështu thonë ata që i njohin çështjet e pemëve, ndonjë mollë e veçantë mund t’i arrijë dhe 200 vjet, por aq… Njutni pati ikur në botën tjetër rrumbullak 300 vjet më parë, pastaj sa e vjetër do ketë qenë vetë pema… euuu bukur mirëpo s’pi ujë, disa gjëra s’iu shiten as italianëve as inglezve : )