Gjithë ato evente historike dhe s’më qerasi kush!

(sguraziu – ars poetica, korrik 2019)

……nganjëherë kur i shoh kosovarët duke u “grindur” për fonde e për poste, kur i shoh si fjalosen në Kuvend, ose si shtyhen për ndarjen e “tortes buxhetore”, them si është e mundur… vetë aq të babzitur ndërsa nga ana tjetër aq mosmirënjohës, aq koprracër, aq dorështrënguar, vallë si shpjegohet – psh. në rastin tim, gjithë ato evente historike kaluan dhe s’më qerasi kush as 1 limonatë, thuase me qerasjen nënkuptohet kushedi çfarë, thuase njësoj siç e qerasin veten me bujë e potere, me gosti e me jarana, me surla e tupana, me dekorata e me lëvdata, me pollavrash mediatike, me poste politike… për 20 vjet s’ma dha kush as 1 limonatë (psh. për Lirinë), as 1 gurabi (për Pavarësinë), as 1 bakllavë (për Shtetësinë), as 1 karamele (për Ushtrinë), asgjë… tepër mosmirënjohës – ka ngelur dhe hyrja në EU si “event”, nëse s’më qerasin as atëherë qebesa do kërkoj nga Brukseli që t’i përzënë, për inat : )