Nat-gjeografët simpatikë dhe “këshillat turistike”!

(sguraziu – ars poetica, korrik 2019)

[ ca vite më parë, në v. 2016, National Geographic, për Kosovën paska shkruar: ]
sot, megjithatë, Kosova është një nga destinacionet më emocionuese aventureske dhe ekonomike (dmth. destinacion i “lirë”, jo i shtrenjtë) i Evropës
[ pastaj si “këshillë” turistëve, NatG iu thotë “negotiate” – në kuptimin “negocioni, shtyhuni për çmimet”, mund të merreni vesh për “pazaret”, çmimet që i shihni jo patjetër duhet të jenë fikse, madje as taksi… as asgjë – po ashtu as “marrjen vesh” s’do ta keni problem pasi dhe ] “…nëse s’flisni shqip, shumë kosovarë të rinj flasin sadopak anglisht, dhe breza më të vjetër në rajon flasin sëpaku ndonjë diç gjermanisht
[ : ) ec e mos buzëqesh, sa simpatikë janë këta “gjeografët”, edhe ua ka ënda të shëtisin, edhe kërkojnë lirë, ose iu pelqen të shtyhen për “pazaret” pa pa pa ]

…në fakt unë s’i kuptoj fare ç’thonë këta amerikanët – për mua ishte dhe ka ngelur “destinacioni” më i shtrenjtë, unë i ngrati as troç shqip… as në gjuhën amtare kurrë s’munda të “shtyhem” për çmimet, sa për t’u shtirur “turist” hiç se hiç, dhe mund ta vë dorën në zjarr, Kosova kurrë s’sheh ndonjë vizitor më të thjeshtë, bie fjala unë kurrë s’shkova të rri me “elitarët e politikave”, ruana zot, edhe sikur t’më prisnin me qilimat e kuq do iu thosha “maaac… s’më mashtroni dot, s’jam unë as për haviar as për shampanj”, vallë u dashka njeriu të futet “negociatave për dy rripa fli a një bakllavë” euuu

madje-madje dhe pa vajtur fare… qoftë dhe vetëm duke e lëmuar gjuhën bosh prej së largu, kot ashtu… me ëndrrat, pa blerë a shijuar hiçgjë, Kosova rregullisht m’i kullufitë qindarkat, s’bëj shaka…

(Fotoja: Lumi Sitnica, Vushtrri, Kosovë)