Claude Monet – Një Mulli në Zaandam, 1871

Claude Monet (1840-1926) – Një Mulli në Zaandam, 1871

(sguraziu – ars poetica, gusht 2019)
…”impresionizmi stilistik” dhe as ekspozita “inatçore” ende s’e kishin bërë bujën e vet meritore, duhej t’kalonin dhe ca vite, mirëpo piktori Monet s’kishte shqetësime financiare të mëdha, jo aq sa për t’u brengosur (i pati trashëguar ca “ëmbëlsira” nga babai i ndjerë), në verën e v. 1871 Monet jetoi në Zaandam të Holandës për 4 muaj – Zaandam-i ishte mjaft i njohur për mullinjtë e shumtë që kryenin funksione të ndryshme (nuk shërbenin vetëm për “bluarje”, psh. mekanizmat e tyre i vënin në lëvizje dhe sharrat etj etj) gjithsesi… piktori “stilistik” me vete e kishte dhe familjen, derisa gruaja e tij, Camille u mbante leksione për frëngjishten të interesuarve pasanikë (psh. familjes holandeze Van der Stadt), Monet i përkushtohej artit të vet, gjatë 4 muajve i pikturoi një numër tabllosh të qytetit Zaandam dhe rrethines, ashtu në stilin e vet të “freskët, impresiv”, përzier dhe me guximin imagjinar…


Claude Monet (1840-1926) – Një Mulli në Zaandam, 1871