Pierre-Auguste Renoir – Portret i Claude Monet, ~1890

Pierre-Auguste Renoir (1841-1919) – Portret i Claude Monet (1840-1926), ~1890

(sguraziu – ars poetica, gusht 2019)
…Renoir e Monet, duke qenë si “krye-brushat e lëvizjes impresioniste”, mbajtën një marrëdhënie të ngushtë mes vete, madje zhvilluan metoda të ngjashme të kreativitetit artistik, psh. duke preferuar të pikturojnë përjashta studios, në natyrë, në kopsht, në ajër të pastër, së bashku me artistët e tjerë Bazille, Pissarro, Sisley… në v.1874 do ta organizonin një ekspozitë (si “alternativë” inatçore për Salon-in zyrtar, të cilët ç’është e (pa)drejta, s’ua “varnin” fare : ) dhe i cili ekspozim alternativ tutje në histori do t’njihej si ekspozita e parë impresioniste (termi në fakt vjen nga titulli i një pikture të Monet e cila qe përfshirë në ekspozitën), pastaj gjithçka do t’ngelej siç dhe ka ngelur në historinë e artit, përgjithmonë Monet dhe Renoir do t’njihen si “baballarët” e stilit revolucionar në artin piktural, impresionizmit


Pierre-Auguste Renoir (1841-1919) – Portret i Claude Monet (1840-1926), ~1890