Evermotion – Koncepte të Kopshteve (Fuqia e Artit Digjital)

(sguraziu – ars poetica, shtator 2019)

… të gjitha skenat janë CGI (imazhe të gjeneruara nga kompjuteri) – është e mahnitshme se si djelmoshat e Evermotion e përdorin fuqinë e 3d për të krijuar koncepte arkitektonike dhe për vizualizime, kompania polake Evermotion i shet me qindra, në mos me mijëra 3d-modele, ata krijojnë CG-ambiente, 3d-modele, dhe vizualizime të klasit botëror, koleksionet e tyre i kanë quajtur “Archmodels”, “Archinteriors”, “Archexteriors”… e kështu me radhë – Archmodels Vol. 212 vjen me 20 module (skena të kopshteve) me cilësi të lartë, pothuaj me çdo linjë të produkteve të tyre mund të shkarkohet një modul falas, i cili bën të përdoret për të testuar kompabilitetin dhe për t’u familjarizuar me linjën e produkteve, në rastin e Vol. 212 fjala është për modulin Nr. 17…