Rëndësi ka të fitojë dikush!

(sguraziu – ars poetica, 7 shtator 2019)

…problemi im kryesor është: nuk di si do ia bëjë nëse ndeshen AL vs NL, apo KS vs NL, booooooo s’do di as kur të gëzohem as kur të pikëllohem, uroj t’mos më “ngatërrohet” zemra : )

në futboll, siç ia thonë, topi është i rrumbullakët, kurrë s’i dihet, dikush duhet të humb për të fituar dikush tjetër… e kështu gjërat vertiten, edhe nga shqiptarët njëra palë do fitojë e tjetra do t’humb, mirëpo tani e tutje shqiptarët fare lehtë do jenë përherë fitimtarë – e vështirë të humbin të dyja palët, nuk parapritet të humbin të dyja skuadrat, pasi dhe ligjet e “probabilitetit” vlejnë më rrallë – pra e qartë, kjo s’më “mundon” aq, ç’rëndësi ka nëse t’kenë fituar kosovarët apo shqiptarët, rëndësi ka të ketë fituar dikush : )